1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A është vendim i duhur mërgimi i gjithë familjes për në Gjermani?

Më të lexuarat

Pyetja:

Ne ka disa vjet që i kemi dorëzuar letrat për mërgim për në Gjermani e disa herë janë kthyer negative. Kështu që u bënë disa vjet dhe asgjë s’ka ndryshuar, disi nuk ecën asgjë gjithçka është ndalur. A është vendim i duhur që e gjithë familja ta lëshojë vendin?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër e nderuar, ju falënderojmë për besimin që keni treguar duke kërkuar këshillë rreth vendimit që keni marrë ju si familje. Në një përgjigje të mëhershme kemi folur rreth emigrimit jashtë vendit dhe sa është i drejtë ky veprim, prandaj mund të lexoni aty. Kurse ajo që refuzohet kërkesa juaj disa herë, gjë që juve ju mërzit, themi se nuk i dihet, ndoshta është më mirë për ju mosvajtja atje. Njeriu nuk është gjithmonë në gjendje ta kuptojë saktë se çfarë është më mirë dhe më e dobishme për të, posaçërisht nëse është çështja për një të ardhme të largët, siç është shpërngulja në një vend tjetër. Allahu e di më së miri!

http://www.klubikulturor.com/Emigrimi_jashte_vendit.htm

Alaudin Abazi
4.1.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit