Hemangioma është tumor beninj i cili mund të shfaqet në lëkurë por dhe brenda trupit, – këto janë simptomat të cilat tregojnë që keni hemangiomë të madhe të mëlçisë
Kur enët e gjakut krijojnë droçka shfaqet hemangioma
Hemangiomat zakonisht nuk janë më të mëdha se 5 cm, mirëpo rrallëherë ndodh të shfaqen simptomat.
Kur hemangioma bëhet më madhe se 4 cm në diametër mund të shfaqen këto shenja: ndjenja të pakëndshme në pjesën e stomakut dhe fryrje, krupë, humbje apetiti, dhembje dhe ndjenja e të qenit të ngopur, edhe pse nuk keni ngrënë apo pasnjë racioni të vogël.
Mjekët ende nuk kanë konstatuar se çfarë e shkakton hemangiomën e mëlçisë, mirëpo shumica e pacientëve lindin me të, por më së shpeshti shfaqet te personat midis moshës 30 dhe 50 vjeç dhe më shpesh te femrat.
Hemangioma nuk është tumor malinj dhe nuk ekzistojnë fakte të cilat tregojnë që e shkaktojnë kancerin e mëlçisë.
Nëse hemangioma shpërthen, mund të shkaktojë gjakrrjedhje brenda stomakut, të rrezikojë funksionimin e organeve dhe punën e zemrës, andaj përfundimi mund të jetë fatal.
Kjo sëmundje më së shpeshti shërohet me ilaçe dhe operacion, mirëpo disa mjekë përfshinë terapinë e cila bllokon qarkullimin e gjakut në hemangiomë dhe kështu pengohen rritja e saj dhe komplikimet e mëtejshme.
Të jetosh me hemangiomë të mëlçisë, sado e vogël qoftë ajo, mund të jetë shqetësuese për ju. Ju mund të shqetësoheni nëse hemangioma juaj po rritet dhe nëse do të japë komplikime. Me kalimin e kohës mund të mësoheni me idenë e hemangiomës./tg