-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

A është obligimi ndaj fëmiut më i madh ndaj nënës apo babait?

Më të lexuarat

Pyetje:

A është obligimi më i madh ndaj nënës apo obligimi ndaj babës?

***

Pëgjigje:

Nuk ka dyshim se obligimi ndaj nënës është më i madh sesa obligimi ndaj babait në shumë gjëra, ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ kur u pyet:
“O i dërguar i Allahut, kush është më meritorë për sjelljen dhe shoqërimin timë më të mirë? Pejgamberi ﷺ ia tha: nëna yte. Prap e pyeti : e pastaj kush? Tha: nëna jote. E pastaj kush? Tha: nëna yte. E pastaj kush? Tha: baba yt.
(Buhariu: 5971, Muslimi: 2548, prej hadithit të Ebu Hurejres, radijAllahu anhu).

Në një transmetim tjetër ka ardh:
O i dërguar i Allahut, kush prej njerëzve është më meritorë për rrespekt e bamirësi?
Pejgamberi ﷺ ia ktheu: Nëna yte. Tha: e pastaj kush? Ia ktheu: nëna yte. Tha: e pastaj kush? Ia ktheu: nëna yte. Tha: e pastaj kush? Ia ktheu Pejgamberi ﷺ duke i thënë: babai yt, e pas tij ata që janë më të afërt, e më të afërt.”

(Ebu Davudi: 5139, prej hadithit të Behz Ibn Hakimit, radijAllahu anhu e ky prej babait të tij e babai i tij nga gjyshi i tij.
Shejh Albani, rahimehullah, ka thënë se hadithi është hasen (i mirë në librin e tij: Sahih et Tergib Ue Terhib: 895).

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalàt Muteneuiah: (8/309).
Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Përktheu: Suad Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit