Pyetja:
A jemi të obliguar të themi çdo herë besmelen para abdesit?
***
Përgjigja:
Besmelaja para abdesit nuk është vaxhib [1], por sunet, për shkak se në verifikimin që ka të bëjë me këtë temë, imam Ahmedi, ka thënë: “Nuk ka ndonjë transmetim të vërtetë nga Pejgamberi [ﷺ], lidhur me besmelen para abdesit.”
Allahu e di më së miri.
Shejh Uthejmini, “Kushtet e fesë”, (fq.195)
——————————————-
[1] Vaxhib, obligim