8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

A është më mirë gratë të falin teravitë në shtëpi apo në xhami?

Më të lexuarat

Pyetja:

A është më mirë gratë të falin namazin e teravive në shtëpi apo në xhami?

***

Përgjigjja:

Allahu na pranoftë adhurimet dhe na forcoftë në këto ditë të agjërimit. Sa i përket pytjes Pejgamberi na ka mësuar që muslimaneja të falë namazin në shtëpinë e saj dhe kjo është më e mira.

Por nëse ndodhë që i jepet mundësia që të falë namazin e teravive me xhemat dhe nuk ka angazhime të tjera nuk prishë punë, ngase namazi me xhemat ka shpërblime më shumë se namazi që falet në vetmi. Dhe për këtë arsye nëse shkuarja e femrës muslimane në xhami nuk krijon probleme brenda xhamisë dhe nuk krijon situata të vështira brenda xhamisë atëherë i lejohet asaj të shkoj për t’u falur në xhami.

Padyshim se namazi i saj që do ta falë me xhemat padyshim se do të ketë shpërblime më shumë se sa namazi që e falë në shtëpinë e saj e vetmuar.

Hoxhë Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit