Prej disa muajsh, përfaqësues të komunitetit LGBT po shkojnë nëpër gjimnazet e Shqipërisë dhe Tiranës duke zhvilluar takime me mësues edhe nxënës për të folur rreth çështjeve të bulizmit dhe homeseksualitetit.
Fotot nga këto takime i ka bërë publike në Facebook-un e saj aktivistja e LGBT-së Xheni Karaj.
Në gjimnazin “Aleks Buda” në Tiranë është zhvilluar në ambientet e shkollës një takim ku siç duket në pamje janë gjimnazistë të cilët dëgjojnë eksperiencat e këtij komuniteti e ndërsa në shkollën “Petro Nini Luarasi” përfaqësuesve të komunitetit i janë bashkuar edhe dy transeksualë të quajtur Lola dhe Sarafina.
“Opinion.al” u interesua në lidhje me këtë nismë duke kontaktuar me Ministrinë e Arsimit.
Zëdhënësi i MA, Mariglen Mertiri u shpreh se Ministria nuk ka asnjë projekt të përbashkët me këtë komuntet dhe nuk është në dijeni për këto takime që po zhvillohen.
Natyrshëm lind pyetja, a është normale që nxënësit e gjimnazeve, të cilët ndodhen në një moshë shumë delikate të ekspozohen kaq hapur ndaj këtyre diskutimeve?
A mund te ndikojë kjo në formimin e tyre? Dhe si mundet që në insitucione kaq të rëndësishme të zhvillohen takime pa autorizimin përkatës dhe miratimin e prindërve?/Marrë nga “Opinion.al”/