-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A është ky fundi i Islamizmit apo gjeneza e një islamizmi liberal kapitalist?

Më të lexuarat

 

Nga: Tarik Ramadan

A është ky fundi i Islamizmit apo gjeneza e një islamizmi liberal kapitalist?

Fundi i Islamit politik është parashikuar kohë pas kohe sërish, për më shumë se 20 vjet. Trajektorja e ndjekur nga regjimi në Iran, krizat në Algjeri, Egjipt dhe gjetkë çuan në konkluzionin e skicuar nga Olivier Roy (i ndjekur nga Gilles Kapel); “Dështimi i islamit politik” dhe fundi I tij i pashmangshëm, e cila ka filluar tashmë. Megjithatë, studiuesit dhe analistët janë ndonjëherë të paqartë rreth se si të përcaktojnë dhe përshkruajnë saktësisht termat ‘islamizmi’ dhe ‘islami politik’.
Në të dy skajet e spektrit kuptimor , është thelbësore që të dimë se në çfarë pike përfundon referenca ndaj islamit politik. A mund të cilësohet ai islam politik kur një grup i vogël ekstremistësh të dhunshëm- me asnjë strukturë të organizuar  për të ligjëruar dhe pa vizion politik të artikuluar- vrasin njerëz të pafajshëm në pjesë të ndryshme të botës?

Në anën e kundërt të spektrit, a ka mundur evolucioni i “modelit” turk, nga Nexhmedin Erbakan tek Rexhep Tajip Erdogan, së bashku me transformimet e themelta të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ta ketë lëvizur atë nga kategoria e Islamit politik? Në mënyrë të ngjashme, çfarë po ndodh me ndryshimet që kanë pësuar lëvizjet islamiste në shekujt e XX dhe XXI: A përfaqësojnë ato ende islamin politik? Si mund ta përshkruajmë ideologjinë e zbatuar në disa mbretëri, të cilat pohojnë se demokracia dhe parimet e e zgjedhjeve duhet të refuzohen në emër të Islamit? A nuk është kjo një ideologji politike e orientuar dhe e ushqyer nga një kuptimi veçantë i Islamit? A nuk ka një tundim për t’ia bashkangjitur etiketën “islamiste” për çdo lëvizje politike që i bën thirrje islamit teksa duke marrë një pozicion_nganjëherë në kuptimet e pakompromista- kundër  Perëndimit?

Përpara se të njoftojmë fundin e “Islamit politik”, do të ishte e nevojshme së pari për të rënë dakord mbi një përkufizim të qartë, për të mbërritur në kuptimin e asaj që është e përfshirë nga termi. Studiuesit dhe analistët, qofshin ato shkencëtarë politikë apo sociologë, deri tani kanë dështuar për të arritur një marrëveshje. Kush mund të dyshojë që të gjitha organizatat apo lëvizjet  islamike kanë pësuar ndryshime thelbësore gjatë shekujve të XX dhe XXI?  Një krahasim I thjeshtë i argumenteve të përdorura nga kundërshtarët pionierë të kolonializmit, Al Afgani dhe Abduh, si dhe ato të islamikëve bashkëkohore tregon se gama e mendimeve dhe strategjive është zgjeruar në masë të madhe gjatë rrjedhës së përvojës së tyre historike, në të dyja si në sukses ashtu edhe në dështim. Mbi gati një shekull, udhëheqja zyrtare e Vëllezërve Myslimanë (Byroja Udhëzuese; Maktab Al Irshad) ka pësuar zhvillime thelbësore në lidhje me çështjet si demokracia, gruaja, pluralizmi politik si dhe roli I shoqërisë civile. Përveç ndryshimeve në nivelin e udhëheqjes, organizata ka qënë vazhdimisht e përpunuar nga konfliktete e brezave që dalin në pah nga vizionet dhe strategjitë kontradiktore. A mundet brezi i ri i Vëllezërve Myslimanë të eliminojë paradigmën e veteranëve të tyre? Mos vallë ato nuk janë më “Islamikë”? Një përfundim I tillë mund të jetë ekstrem, por duhet pranuar se mishërimi legalist i Islamit politik ka pësuar një mutacion, jo vetëm në termilogjinë që ajo përdor, por edhe në thelbin e ideologjisë dhe përparësive që ajo vendos në angazhimin e saj politik. Pas gati një shekulli të shenjuar nga pengesat dhe kërcënimet, si mund të ketë qenë ndryshe? Të njëjtat modele të përgjithshme mund të vërehen nga Maroku, në Egjipt nga Tunizia dhe Algjeria në Libi, Siri dhe më tej në lindje në Pakistan, Indi, Indonezi dhe Malajzi.

E parë në këtë dritë, përvoja e Iranit është mësimdhënëse. Personalitete ndikuese, nga filozofi Abdul Karim Soroush deri tek kryeministri Mir Husain Musavi, e kishin mbështetur Revolucionin Islamik të vitit 1979 përpara se ti ndryshonin pikëpamjet dhe zhvillimin e qëndrimeve të tyre kritike ndaj regjimite tyre, nga brënda, duke bërë thirrje për reformat ë domosdoshme. Nëse disa kanë pushuar së njohuri një rol politik të Islamit në dritëne  asaj që ato konsiderojnë të ketë qenë një eksperiencë negative, të tjerë si Musavi, Mehdi Karoubi, si dhe presidenti I ri I sapozgjedhur reformist Hasan Rihani, si dhe shumica e reformistëve pretendojnë se kanë mbetur besnik të ideologjisë themeluese por e kundërshtojnë atë që ato e shohin si tradhti ndaj shpirtit të saj nga regjimi I kaluar, ku një pjesë e hierarkisë fetare ushtronte një kontroll autoritar. Ato kanë një vision tjetër rreth asaj që duhet të jetë Republika Islamike, por ato asesi nuk do të dëshironin që të heqin termin “Islamik” nga këndvështrimi I tyre politik. Në të vërtetë, ato ishin duke e ringjallur atë duke kërkuar më shumë transparencë, fund të arrestimeve arbitrare, çensurës dhe favorizimit të kastës së klerikëve. Për ato, praktika të tilla bien ndesh me parimet fetare dhe tradhëtojnë parimet e Revolucionit të vitit 1979, dhe se duhet një moralizim i politikës në emër të Islamit, dhe jo ta përdorim  atë për të përqëndruar pushtetin. Në një shtrirje të tillë, sipas Rojters si dhe të përditshmes izraelite Haratz, Barak Obama mund të shoh një ndryshim të vogël mes politikave të Ahmadinexhadit dhe Musavit: Edhe me këtë burrë, marrëdhëniet e ardhshme premtojnë se do të jetë të mbushuara me tension. Regjimi  është larg lëkundjes. Ai pritet të ushtrojë një ndikim vendimtar në rajon për vitet e ardhshme- përbri aleatit të tij Libanez, Hezbollahut dhe sigurisht në Siri.

Jo më pak bindës është shembulli turk. Distanca e udhëtuar mes pozicioneve të tanishme të kryeministrit aktual Erdogan si dhe atyre të këshilltarit të tij afatgjatë, ish kryeministri Erbakan, duken qartë dhe në disa aspekte janë radikale. Kur ai mori detyrën, Erbakan, një ekonomist në profesion, dëshironte që të krojonte një kundërpeshë ndaj G8,në frymën e Islamizmit të fillimit të shekullit të XX si dhe pan-Islamizmit që e kishte frymëzuar atë. Në pranverën e vitit 1996, ai e drejtoi politikën e jashtme dhe ekonomike të Turqisë drejt jugut dhe lindjes duke ftuar Egjiptin, Iranin, Pakistanin, Bangladeshin, Indonezinë, Malajzinë dhe Nigerinë për tu bashkuar  me D8 (Tetëshes në zhvillim). Ishte parashikuar që vendet pjesëmarrëse, të gjitha me shumicë myslimane, do të punonin së bashku për të zhvendosur qendrën e gravitetit të marrëdhënieve të tyre ekonomike. Erbakan vuri në dukje asokohe se : “Tregëtia mes vendeve evropiane është mes 70 dhe 80 %, ndërsa tregtia mes vendeve myslimane është vetëm 7 %. Ne duhet të rrisim përqindjen.” Qëllimi ishte I qartë: Përveç ndërmarrjes së një politike islamizuese brënda vendit, fuqia e re e bllokut “islamik” do të krijohej përmes mjeteve ekonomike brënda rendit të ri botëror ekzistues. Edhe pse projekti u pa si i duhuri, ai vuri në dukje atë se cfarë do të mund të dallonte Erdoganin nga ish këshillltari i tij. Ku Erbakani kishte përshtatur një qasje islame dhe thellësisht anti kapitaliste ( edhe pse jo komuniste-ai foli për një “rrugë tjetër”), ndërsa përparësitë e Erdoganit ishin të ndryshme. Ai u kthye drejt Perëndimit dhe Bashkimit Evropian, duke kërkuar që të integrojë Turqinë në një bashkim që do të ishte kryesisht ekonomik. Në pranimin e laicizmit, ndërmarrjes së reformave kushtetuese dhe drejtimit larg prej ish sloganeve islamike, ai u shfaq me përparësi të ndryshme:  Turqia duhet të marrë tashmë një pozicion të fortë në ekonominë ndërkombëtare si dhe të ndjekë rregullat e pranuara globalisht në mëyrë që të fitojë njohjen si një lojtar I domozdoshëm politik ( prandaj ndoqi politikën e “zero probleme me fqinjët”).

Në politikën e saj të brendshme, AKP është një parti konservatore që përpiqet për të mbetur besnike ndaj fesë islame dhe traditave morale. Pa dyshim ajo ndan leximin literalist të fesë që mbizotëron në Arabinë Saudite (AKP mbron Islamin e reformuar), por megjithatë një konfigurim I ngjashmëm politik dhe ekonomik mund të zbulohet: Një referencë e theksuar ideologjike ndaj islamit (reformiste në Turqi, literaliste në Arabinë Saudite) e shoqëruar nga nja pranim ndaj rendit ekonomik, neo-liberal capitalist. Mund të vihet re se sa herë që shfaqet një konfigurim I tillë në ndonjë vend me shumicë myslimane, ka një hezitim në Perëndim për ta stigmatizuar këtë vend si “Islamik”-ashtu sikurse të qenurit më pak anti-kapitalist e bëjnë nje vend më pak Islamik. Me fjalë të tjera, Islami është I pranueshëm, dhe mund të asimilohet në kategoritë e nderuara të shkencave politike, me kusht që ai të pranojë ligjet e tregut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit