3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A është e lejuar mbjellja e flokëve?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum! Hoxhë i nderuar, nëse keni mundësi të më tregoni se a është e lejuar mbjellja e flokëve për mashkullin, nëse i kanë rënë? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka asnjë pengesë sheriatike për njeriun që i kanë rënë flokët t`i mbjellë ato me operacion. Në këtë nuk ka asnjë ndalesë dhe gjërat në esencë janë të lejuara. Madje për këtë praktikë mund të argumentojmë me rastin e sahabit i cili gjatë një beteje e kishte humbur hundën dhe e kishte vënë një nga argjendi, por me kalimin e kohës pasi që ajo nuk ishte e qëndrueshme filloi të prishet (vinte erë) dhe Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) e këshillon ta vejë nga ari. Një tekst të tillë e shënon Ebu Daudi. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

26.01.2007

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit