0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A është dita e martë ditë e keqe?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum!
Desha t’i bëja disa pyetje hoxhës rreth ditëve, se a është dita e martë ditë e keqe si thonë gratë dhe shumë të tjerë. Kur kam dalë prej shtëpisë e jam nisur për në SHBA me familjen, ka qenë e martë dhe desha të dija se a i ka dalluar Allahu ditët a jo, a ka theksuar në Kuran përveçse ditës së xhuma?
Desha edhe të pyesja se a bën të falemi me pantallona të gjera e me kostum sportiv, e kam fjalën në shtëpi.
Allahu ju shpërbleftë për kontributin që po jepni për popullin!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket pyetjes suaj të parë, rreth ditës së martë, themi se ajo që është përhapur te ne është besëtytni dhe nuk ka kurrfarë baze, që të mbështetemi në të. Për më gjerësisht shih pyetjen numër 122 në këtë faqe, ose kliko këtu:
http://www.klubikulturor.com/Cfare-domethenie-kane-keto.htm
Falja e namazit me rroba sportive është e lejuar, por është e nevojshme të jenë të gjera. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
2.11.2007

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit