1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A ekziston ndonjë hadith rreth kësaj ngjarjeje?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum! Në lidhje me ajetin kuranor në vijim do të dëshiroja të dija a ekziston ndonjë hadith rreth kësaj ngjarjeje: “E kështu Ibrahimit ia mundësuam t’i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t’u bërë edhe më i bindur.” (6:75)
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket ajetit për të cilin ju shtroni pyetjen, “E kështu Ibrahimit ia mundësuam t’i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t’u bërë edhe më i bindur.” (En’am, 75), komentuesit e Kuranit kanë dhënë mendime të ndryshme, mirëpo ato mund të përmblidhen duke thënë: Pasi Allahu i Lartësuar ia dha mundësinë të Dërguarit Ibrahim t’i shohë të këqijat që bënin babai dhe populli i tij, respektivisht adhurimin e idhujve, ia dha atij mendjemprehtësinë në fe, Allahu ia mundësoi atij t’i shohë edhe madhësinë, mbretërinë e qiejve dhe të tokës, si Diellin, Hënën, yjet, kodrat, pemët, detet.
Ndërsa fjala e Allahut: “…për t’u bërë edhe më i bindur”, ka kuptimin që të argumentohet me ato (krijesat e Allahut) dhe të jetë prej atyre të cilët vërtetojnë njëshmërinë e Allahut të Lartësuar. Kësisoj që të jetë edhe më i bindur dhe të bëhet prej atyre që i besojnë Allahut vendosmërisht.
Lidhur me këtë ajet komentuesit e Kuranit, si Taberiu, Kurtubiu, Ibn Kethiri dhe të tjerë kanë përmendur edhe thënien e Muxhahidit, Atait, Seid b. Xhubejrit dhe të tjerëve të cilët thonë: “Ibrahimit i janë hapur qiejt dhe ka shikuar çka ka në to, derisa shikimi i tij përfundoi tek Arshi, i janë hapur shtatë palë tokë dhe shikoi çka ka në të.”

Disa të tjerë kanë shtuar edhe këtë: “Filloi të shikojë robërit të cilët bënin mëkate dhe bëri lutje kundër tyre. Allahu i tha: “Unë jam më i Mëshirshëm se ti ndaj robërve të Mi; me shpresë se ata do të kthehen dhe të pendohen.”
Lidhur me këtë Ibn Merdevejh ka transmetuar dy hadithe të të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, nga Muadhi dhe Ali b. Ebi Talibi, mirëpo zinxhiri i transmetuesve nuk është i saktë. Allahu e di më së miri!

Almedin Ejupi
19.9.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit