0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

A ekziston MAGJIA edhe në kohët tona?

Më të lexuarat

A ekziston MAGJIA edhe në kohët tona?

Dijetarët, janë të një mendimi se magjia ekziston dhe njëkohësisht ndalohet mësimi i saj apo t’u jepet të tjerëve.

Ibn Kudameh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Të mësosh magjinë, apo tua mësosh të tjerëve, është e ndaluar dhe për këtë nuk dimë të ketë kundërshtime mes dijetarëve.

Dijetarët tanë kanë thënë: Magjistari konsiderohet i pa fe për shkak të mësimit të magjisë dhe veprimeve të tij, pa marrë parasysh e beson ndalimin e saj (magjisë) apo jo! [El Mugni 9/29].

Shejh Ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroftë) thotë: Ehli Suneti dhe Xhemati, janë në një mendim për ekzistencën e magjisë dhe se ajo është reale, ndikuese tek sendet dhe e lëndon njeriun. Dhe se ajo (magjia) ndodh me leje të Zotit të Lartësuar.

Vepra e magjistarit konsiderohet kufër (mohim ndaj Zotit), sepse shejtanët nuk i përgjigjen kërkesave të magjistarit derisa ai të mohojë Zotin e botëve. Vetëm atëherë ai i shërben, prandaj dhe dispozita fetare ndaj tij është vrasja.[1]

Shejh Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshirfotë) thotë: Leximi i dy sureve (Felek dhe Nas) në mëngjes dhe mbrëmje nga tri herë, janë arsye e fortë që Allahu ta ruajë njeriun nga magjia dhe rreziqet e ndryshme.

[Fetaua Nurun ala Derb 3/295].

Përktheu Fatjon Isufi

[1] Zbatimi i dispozitave të Sheriatit zbatohen vetëm në ato vende ku gjykojnë ligjet Islame dhe jo nga individët. Sh.p

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit