0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A ekziston jeta pas lindjes?

Më të lexuarat

Një bisedë mes dy binjakëve në barkun e nënës:

– A beson në jetën pas lindjes?

– Gjithsesi, sigurisht se ekziston diçka pas lindjes. Ndoshta jemi këtu pikërisht për t’u përgatitur për jetën pas lindjes.

– Kjo është marrëzi. Nuk ka jetë pas lindjes. Në fakt si mund të duket ajo jetë?

– Nuk e di saktësisht, mirëpo jam i bindur se do të ketë më shumë dritë dhe do të kemi mundësi të hamë me gojët tona.

– Kjo është një absurditet. Ti e din se është e pamundshme të ecim dhe të hamë me gojët tona. Për këtë ne kemi kërthizën. Unë të them se pas lindjes nuk ka jetë.

– Kërthiza është shumë e shkurtër. Unë jam i bindur se ekziston diçka pas lindjes. Diçka krejt ndryshe nga ajo që jetojmë tani.

– Mirëpo askush nuk është kthyer prej atje. Jeta pas lindjes mbaron. Përveç kësaj, jeta nuk është asgjë tjetër jashtë ekzistencës në një mjedis të errët.

– Nuk e di se si mund të duket jeta pas lindjes, por në çdo rast do ta takojmë nënën tonë. Ajo do të kujdeset për ne.

– Nëna?!? Ti beson në ekzistencën e nënës! Ku sipas teje do të ishte ajo nënë?

– Gjithkund përreth nesh. Duke iu falënderuar asaj ne jetojmë, pa atë, ne nuk do të ekzistonim.

– Nuk besoj. Nënën asnjëherë nuk e kam parë, andaj është e qartë se nuk ekziston.

– Po, ekziston, dhe ndonjëherë kur jemi plotësisht të qetë, mund ta dëgjojmë se si flet dhe përkëdhel botën tonë.

E din, unë jam i bindur se jeta jonë pas lindjesh mu atëherë fillon.

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit