A ekziston e keqja?
Një rrëfim i shkurtë por ndoshta i qëlluar.
Profesori i universitetit i provokoj studentët e tij me një pyetje të rradhës: “A i krijoj Zoti të gjitha gjërat që ekzistojnë?”
Studentët me një guxim të plotë bërtitën njëzëri, “ Po , gjithsesi!”
“Zoti i krijoi të gjitha?” pyeti profesori përsëri.
“Po, profesor,” u përgjigjën studentët.
Profesori vazhdoj, “Nëse Zoti krijoj të gjitha, atëherë Zoti është Krijues edhe i së keqës, përderisa ajo ekziston. Dhe sipas principit se veprat tona tregojnë se kush jemi ne atëherë pason se Zoti është e keqja!”
Studentët mbetën të heshtur para kësaj përgjigjeje.
Profesori mbeti i kënaqur me vetveten sepse edhe njëherë dëshmoj se besimi në Zot është vetëm një legjendë.
Një student e ngriti dorën dhe pyeti profesorin: “A mund t’ju parashtroj një pyetje z.profesor?”
“Gjithsesi” – u përgjigj ai.
Studenti u ngrit dhe pyeti: “z. Profesor, a ekziston të ftohtit?”
“Çfarë pyetje është kjo? Natyrisht se ekziston. A nuk e ke përjetuar të ftohtit asnjëherë?” Studentët tjerë qeshën në pyetjen e çuditshme të cilën e parashtroj kolegu i tyre.
Studenti i ri vazhdoj, “Në të vërtetë zotëri, të ftohtit nuk ekziston. Sipas ligjeve të fizikës, atë të cilën ne e konsiderojmë të ftohtë, në realitet është abstenim apo mungesë e nxehtësisë. Çdo trup apo objekt i është nënshtruar varësisë kur posedon ose rrezaton energjinë. Zero absolute (-273°C) është abstenim total i temperaturës (nxehtësisë). Çdo materie bëhet inerte dhe e paaftë për reaksione në temperatura të tilla. Të ftohtit nuk ekziston. Ne e imagjinuam këtë nocion që të përshkruajmë mënyrën se si ndihemi kur nuk kemi nxehtësi”.
Studenti vazhdoj më tutje. “z. Profesor, A ekziston errësira?”
Profesori u përgjegj, “Natyrisht se ekziston.”
“Prap jeni në rrugë të gabuar. Edhe errësira gjithashtu nuk ekziston. Në të vërtetë errësira është abstenimi (mungesa) i dritës. Ne mundemi ta studjojmë dritën por jo edhe errësirën. Në të vërtetë, mund ta shfrytëzojmë prizmën e Njutnit dhe ta thyejmë dritën në shumë ngjyra dhe t’i studjojmë gjatësitë (mënyrat) e ndryshme të dritës të çdo ngjyre në veqanti. Ju nuk mund ta matni errësirën. Një rreze e dritës mund të hyjë në errësirë dhe ta ndriçojë. Si mund ta dini se në ç’masë një hapësirë mund të jetë e errët? Mund ta bëni vetem matjen e sasisë së dritës e cila është prezente, apo jo? Errësira është nocion të cilin njerëzit e përdorin për të përshkruar se çka ndodhë kur nuk është e pranishme drita.”
Më në fundë studenti i ri e pyeti profesorin, “zotëri, a ekziston e keqja?”
Tani me një pasiguri profesori u përgjigj, “Natyrisht, këtë e thashë edhe më parë. Këtë e shoh çdo ditë. Në çdo kohë mund të shohish mizoritë njerëzore ndaj njerëzve të tjerë. Ekzistojnë raste (shembuj) të shumtë të krimeve dhe dhunës në çdo pjesë të botës. Këto manifestime nuk janë asgjë tjetër përpos së keqes.”
Në këtë studenti u përgjigj, “E keqja nuk ekziston, z. profesor, apo më mirë të themi nuk ekziston vetvetiu. Thjesht e keqja është mosprania e Zotit në zemrat e njerëzve. Kjo është e njejtë si errësira dhe të ftohtit – fjalë të cilën njeriu e shpiku (sajoj) të përshkruaj mospraninë e Zotit. E keqja nuk është e njejtë si besimi apo dashuria, të cilat ekzistojnë sikur drita dhe nxehtësia (temperatura). E keqja është rezultat i asaj që ndodhë kur njeriu nuk posedon dashurinë Hyjnore në vetvete. Kjo është e njejtë sikur të ftohtit i cili pason kur nuk ka nxehtësi apo errësira e cila vie kur nuk ka dritë.”
Pas këtyre fjalëve profesori u ul dhe nuk foli më asgjë.