1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

A e ka parë Pejgamberi me sy Allahun? – Përgjigje nga Shejh Albani

Më të lexuarat

Pyetje: A e ka parë Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) Allahun?

Përgjigje: Sipas mendimit më të saktë, Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) nuk e ka parë Allahun me sy, por me zemër, sepse kur u pyet për këtë gjë, Ai tha: “Ai ishte dritë… Si mund ta shihja!?”.
Pra Pejgamberi(salAllahu alejhi ve selem) ka parë një dritë, e cila e pengon njeriun që të shohë Allahun.
Në një hadith tjetër, Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) thotë: “Mbulesa e Tij është dritë. Sikur të mos ishte kjo mbulesë, do të digjej çdo gjë.” (Dy hadithet e mësipërme i transmeton Muslimi)
Kur u pyet nëse e ka parë Pejgamberi Allahun, Aishja e shoqja e tij tha: “Kush thotë se Pejgamberi e ka parë Allahun, ka bërë një shpifje mjaft të madhe ndaj Allahut, sepse Ai thotë:
“Allahu nuk i flet asnjë njeriu, përveçse nëpërmjet shpalljes, apo pas një mbulese, apo ndërmjet një të dërguari.” (42:51)
“Atë nuk mund ta përfshijnë shikimet, ndërsa Ai i përfshin shikimet.” (6:103)

Autor: Imam Albani
Libri: “Pyetje dhe Përgjigje”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit