2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A e ka haram ky njeri këtë gjë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Es-selamu alejkum!
Kisha dy pyetje ndoshta pak të ndërlikuara, por do ta doja përgjigje sa më të qartë.
Nëse një njeri ka fatin e keq dhe të jetë njëri nga pasardhësit e popullit të Lutit, por bën sabër dhe ia ka frikën Allahut dhe martohet me një grua, por jo nga dëshira, por nga ajo se e di që e ka haram të shkojë dhe ta ndjekë orientimin seksual të tij.
Tani, a e ka haram ky njeri këtë gjë pasi jetën e tij bashkëshortore e jeton sa për sy e faqe që thotë populli dhe një jetë e tillë mendoj se nuk sjell dobi.

Dhe e dyta po ashtu në lidhje me këtë, a ke dënim nëse d.m.th. e di që je homoseksual, por kurrsesi s’ke vepruar ndonjë gjë të ndaluar sa i përket kësaj dhe a do të thotë kjo se duhet të shoqërohet ky mashkull me femra pasi është rrezik qëndrimi i tij me meshkuj (edhe pse e dimë që mashkulli përveç disa rasteve e ka të ndaluar qëndrimin me femrat).
Allahu ju shpërbleftë dhe ju furnizoftë me dituri!
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

– Do të filloj me përgjigjen ndaj pyetjeve tuaja me çështjen të cilën e përmendni në pyetjen e parë dhe të dytë, prandaj themi se e sakta është se homoseksualizmi është sëmundje e çrregullim dhe njeriu nuk lind me të ashtu sikurse edhe mund të jetë i shërueshëm. Këtë problematikë jemi munduar ta trajtojmë më gjerësisht në një përgjigje të mëhershme, prandaj mund të kthehesh aty dhe ne nuk do të zgjerohemi më shumë:

http://www.klubikulturor.com/Cfare-te-bej-per-ti-harruar.htm

Ndërsa që ky çrregullim ta legalizojë qëndrimin tuaj me femra të huaja, nuk besoj se është e drejtë ta themi këtë. Atë me të cilën ne do t`ju këshillonim në rastin tuaj është që nëse e shihni se ju ndodhin cytje gjatë qëndrimit apo veçimit me meshkuj, atëherë do të ishte e nevojshme që t’u ikni edhe përzierjeve të këtilla. Mundohuni të vini veten në punë dhe angazhime, që mos t’i jepni vetës hapësirë t’ju shkojnë në mendje mendime të tilla. Lusim Allahun e Lartësuar t’ju ndihmojë ta tejkaloni këtë problem dhe ta gjeni më të mirën në këtë botë dhe në botën tjetër.

– Në lidhje me pyetjen se a i lejohet që të martohet personi i cili vuan nga ky çrregullim, vetëm sa për t`u arsyetuar te njerëzit, themi pa u zgjeruar se martesa në vetvete synon shumë objektiva, ndër to lënia e pasardhësve, instinkti seksual, jeta bashkëshortore, etj. Prandaj martesa mes bashkëshortëve ka obligime dhe të drejta ligjore. Nëse mashkulli dhe femra që futen në martesë i kanë parasysh paraprakisht se nuk janë në gjendje t’i realizojnë obligimet martesore, atëherë nëse personi i tillë futet në martesë duke e fshehur gjendjen e tij, kjo konsiderohet formë tradhtie dhe mashtrim. Me fjalë të tjera, themi se parimisht nëse një mashkull nuk ka mundësi të kryejë marrëdhënie intime, atëherë nuk ka të drejtë të futet në martesë me një grua. Në anën tjetër, nëse ai ka mundësi të kryejë kontaktin seksual, por nuk ka epsh të theksuar, megjithëkëtë ka mundësi t’i përmbushë dhe t’i realizojë kërkesat e gruas, atëherë ai e ka të lejuar martesën. Prandaj në bazë të rrethanave tuaja bëhet edhe përcaktimi i dispozitës, se a lejohet që ju të martoheni apo jo. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
5.4.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit