-0.6 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

A e dini si gjuha arabe u bë pjesë e pajisjeve kompjuterike?

Më të lexuarat

Në vitin 1974, në Algjeri, gjatë provimit të maturës shtetërore, njëri prej nxënësve konstatoi një gabim në çelësin e matematikës. Lajmi shkoi pranë këshillit kombëtar të provimeve.

Kryetari i këshillit u njoh me çështjen dhe dërgoi helikopterin në shtëpinë e nxënësit duke e sjellë atë në kryeqytet. Aty ai vërtetoi saktësinë e konstatimit të tij përpara një komisioni dhe gabimi u korrigjua. Nxënësin e nderuan duke i dhënë bursë studimi e për t’i vazhduar studimet e tij në Kanada.

Në vitin 1975 ai udhëtoi për në Kanada, duke u bërë pjesë e Universitetit të Montrealit në degën e IT-së.

Më vonë ky student do të bëhej shkak i futjes së gjuhës arabe në të gjitha pajisjet kompjuterike të botës.

Ky ishte Beshir Halimii, i cili tashmë është pronar i kompanisë Speech Mobility.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit