Në perandorinë Othmane dyert e shtëpive kishin dy çoka (trakullore), njëri ishte i vogël e tjetri i madh.
Kur trokiste dikush me çokun e vogël kuptohej se ai që trokiste ishte femër dhe zonja e shtëpisë ishte ajo që dilte te dera për të hapur derën.
Kurse kur trokiste çoku i madh kuptohej se ai që kishte trokitur ishte burrë dhe dilte zotëria i shtëpisë për ta hapur derën.
Gjithashtu në derën e shtëpisë që kishte të sëmurë vendohej një buqetë trëndafilash të kuq që ta dinin kalimtari, shitësi dhe të tjerët se në këtë shtëpi ka njeri të sëmurë dhe të mos e ngrinin zërin lartë.
…atëherë kur ishim Umet madhështorë….
Përktheu: Bekir Halimi/ISLAM.MK/kohaislame