8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A e dini pse “ambulancë” shkruhet mbrapsht?

Më të lexuarat

Kur ju shihni një veturë të ambulancës në rrugë ju patjetër do të vini re se fjala “Ambulance” është shkruar mbrapsht, si ‘Ecnalubma’. Mirëpo a thua pse?

Sigurisht të gjithë e dinë efektin e pasqyrës, krahu juaj i djathtë bëhet i majtë, numri 2 bëhet 5, gjithashtu, edhe shkronjat përmbysen.

Prandaj, arsyeja kryesore dhe e vetmja për këtë është që kjo fjalë të jetë e lexueshme nga shoferët e tjerë. “Ecnalubma” është shkruar në pjesën e përparme të automjeteve në mënyrë që shoferët që janë para këtij automjeti, lehtësisht mund të lexojnë fjalën nga pasqyrat e veturës së tyre, e që lexohet qartë si “Ambulancë”.

Nëse nuk do të përmbysej fjala, të gjithë shoferët përmes pasqyrës do ta perceptonin si Ecnalubma, shkruan rtv21.tv.

Në këto raste emergjente asnjëherë nuk duhet të hutohemi, edhe pse dikush mund të thotë se e di kur është ambulanca pa e lexuar fjalën qoftë nga dritat apo sirena mirëpo, emri është i domosdoshëm pasi që edhe veturat e policisë kanë drita dhe sirena të ngjashme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit