4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A e dini nëse është legale përmbajtja që shikoni në internet

Më të lexuarat

Një hulumtim i kryer kohëve të fundit tregon se gati gjysma e përdoruesve nuk është e sigurtë se nëse përmbajtja që ata shikojnë në internet është legale apo ilegale.

Rezultatet e këtij hulumtimi të cilin e ka kryer kompania Kantar Media tregon se gati 47% e përdoruesve të internetit nuk janë të sigurt se përmbajtja të cilën ata e shkarkojnë nga interneti apo e shikojnë është legale apo ilegale. Ndërsa një në gjashtë përdorues janë të sigurt se përmbajtja të cilën e kanë shkarkuar apo shikuar gjatë tre muajve të fundit në internet është ilegale.

Prej përdoruesve të cilët me vetëdije i’u kanë qasur përmbajtjes ilegale, shumica e tyre e bëjnë këtë gjë sepse përmbajtja e tillë është falas (54 %), i përshtatshëm (44 %) dhe i shpejtë në dispozicion (44 %), derisa rreth 25 përqind të tyre pohojnë se në këtë mënyrë ata së pari mund të provojnë përmbajtjen para se ta blejnë atë.

Rezultatet e këtij hulumtimi po ashtu tregojnë se rreth 40 përqind e të anketuarve të cilët i janë qasur përmbajtjes ilegale do të ndalonin me pirateri në qoftë se do tu mundësohej qasje legale dhe më e lirë, ndërsa rreth një e treta e të anketuarve nuk mund të gjejnë përmbajtjen që u intereson në mënyrë legale kështu që i kthehen piraterisë.

Në Telegraph, duke komentuar këto rezultate, thonë se sot është shumë me rëndësi që përdoruesit të “kuptojnë” sjelljen e tyre online dhe nëse i shkelin të drejtat autoriale sepse ofruesit e shërbimeve të internetit ( së shpejti në SHBA, kurse ky trend mund të zgjerohet edhe në vende tjera) në të ardhmen do ti kontaktojë përdoruesit dhe ti paralajmërojë ata në rast të përdorimit të përmbajtjes pirate dhe shkeljes së të drejtave autoriale.

Përveç paralajmërimit, ofruesit e shërbimeve të internetit, përdoruesit do ti dërgojnë në ueb faqe në të cilat ata mund të edukohen rreth piraterisë dhe në ueb faqe në të cilat mund ti qasen përmbajtjes legale.

Dërgimi i paralajmërimit dhe qasja edukative (e cila është me shumë rëndësi sepse gati gjysma e përdoruesve nuk është e sigurt se a është përmbajtja të cilën i qasen ilegale) në luftën kundër piraterisë mund të tregohet e suksesshme dhe se ky hulumtim ka treguar se një e katërta e përdoruesve të cilët deri më tani i’u kanë qasur përmbajtjes ilegale, do të ndalonte me piraterinë menjëherë pas paralajmërimit të parë. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit