-4.3 C
Pristina
Sunday, January 5, 2025

A duhet të lexohen suret në namaz në bazë të radhës?

Më të lexuarat

Pyetja:

Leximi i sureve në namaz pas El-Fatihas, a duhet t’i radhisim siq janë në Kuran? Shembull: kur në rekatin e parë kemi lexuar suretul Fil, a ban me lexu sure që janë radhitur para saj në Kuran?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Është e pëlqyer që suret e Kuranit të lexohen ashtu siç janë të radhitura në Kuran, ngase kështu janë transmetuar prej Pejgamberit ﷺ dhe kështu janë përcjellur prej sahabeve deri në ditët tona.

Edhe pse lejohet leximi i tyre jo në bazë të radhës që janë në Kuran, duke u bazuar në hadithin e Hudhejfes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili thotë: “Jam falur me Pejgamberin ﷺ një natë, dhe ai filloi të lexojë suren Bekareh. Thashë (në vete): “Do të bjerë në ruku në ajetin e njëqind”, por ai vazhdoi.. Thashë: “Do ta lexojë atë në një rekatë”, por ai vazhdoi.. Thashë: “Do të bjerë në ruku, por ai filloi suren Nisa‘ dhe e lexoi atë, e pastaj filloi suren Ali Imran dhe e lexoi atë..“. [1]

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

———————————————————————–

[1] Muslimi, 772.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit