Pyetja:
Nëse i ke 5000 euro, a duhet dhënë zekati për këto vetëm një herë, apo për çdo vjet nëse të rrin për dy tre vjet a më shumë këto pare?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nëse njeriu posedon pasuri në vlerë prej tetëdhjetë e pesë gram ari dhe i qëndron ajo pasuri një vit pa e shfrytëzuar atë fare, atëherë duhet të jep zekat për të 2.5%. E nëse ajo pasuri mbetet edhe disa vite të tjera e tillë dhe e pashfrytëzuar, duhet që për çdo vit të jepet 2.5% të asaj pasurie.
Ibn Hazmi ka thënë: Janë pajtuar të gjithë (dijetarët), se zekati përsëritet për çdo pasuri dhe përsëritet për çdo vit, përveç të mbjellurave dhe frutave, për të cilat janë pajtuar se jepet (zekat) vetëm një herë. [1]
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami