Shejh Salih el Feuzan është pyetur: Është dikush që i ndalonë njerëzit te flenë gjatë kohës së ramazanit dhe thotë se muslimanët duhet të jenë me aktiv dhe nuk është e përshtatshme që të flejnë. Cili është mendimi juaj, o shejhu ynë fisnik?
Përgjigje: Po, personi (qe fle) duhet të paralajmerohet të mos fleje gjatë ditës në këtë muaj (Ramazan), sepse kjo e bën atë dembel në kryerjen e adhurimeve. Muslimanët duhet të jenë energjik në adhurime dhe të flejnë natën sidomos në pjesën e parë të saj. Në mënyrë që ata mund të kenë një mengjes energjik dhe të jenë në gjendje për t’i kryer adhurimet.
El Munteka (111/5) nr fetva: 167
Gjithashtu Shejh Jahja bin Ali el Haxhurri, Allahu e ruajtë, ka përmendur se në qoftë se një person qëndron zgjuar për shumicën e natën në namaz, atëherë nuk ka problem që ai të ngrihet vonë gjatë ditës.