1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A duhet të besohet te UFO-t apo jashtëtokësorët?

Më të lexuarat

Pyetja:

A duhet të besohet te UFO-t apo jashtëtokësorët?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në lidhje me UFO-t (krijesa jashtëtokësore) dhe qëndrimin e muslimanit rreth tyre, a t’i besojë apo jo, themi se në Kuran nuk ka diçka të specifikuar se ka jetesë (sikurse ka në Tokë) edhe në ndonjë planet tjetër. Nga ajo që dihet dhe që përmendet në burimet islame kuptojmë se krijesat të Allahut janë të shumta dhe njeriu nuk i njeh të gjitha. “Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t’ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon çka ju nuk dini” (Nahl, 8). Krijesat për të cilat flet Allahu i Lartësuar në Kuran janë tre llojesh: njerëzit, xhinët dhe melaiket. Dy llojet e para (njerëzit dhe xhinët) banojnë në Tokë, ndërsa melaiket banojnë në qiell dhe janë në shërbim të Allahut gjithmonë. Për këto lloj krijesash na ka folur Allahu i Lartësuar në Kuran dhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, në hadithe dhe na janë sqaruar specifikat dhe veçoritë e secilit lloj.

Duke pasur parasysh këtë që thamë, mund të konstatojmë se në Kuran nuk vërtetohet qartë se ekziston jetë në ndonjë planet tjetër sikurse në Tokë, por gjithashtu një gjë e tillë edhe nuk mohohet. Disa nga njerëzit të cilët i janë qasur kësaj çështjeje kanë tentuar të vërtetojnë ekzistimin e jetës edhe në planetë të tjerë në gjithësi me ajetin: “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.” (Shura, 29)

Sido që të jetë, e qëlluar për muslimanin është që të mos vërtetojë një gjë të tillë pasi nuk kemi ndonjë argument të fortë dhe të qartë që të mbështetemi në të, por gjithashtu e qëlluar është që edhe të mos e mohojë ekzistimin e jetës në planetët e tjerë. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
12.9.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit