Pyetje:Nëse dikush humb(nuk agjëron) dhjetë ditë të agjërimit në Ramazan për shkak të një justifikimi Sheriatik, dhe pastaj agjëron gjashtë ditët e Sheualit pas Ramazanit pa bërë kompenzim për ditët e humbura të Ramazanit, a do të arrijnë shpërblimin e premtuar nga Allahu për agjërimin e tërë muajit e Ramazanit pastaj duke e pasuar atë me agjërimin e gjashtë ditëve të Sheualit?
A do të jetë sikur ata të kenë agjëruar tërë vitin? Na udhëzo(na trego si duhet vepruar) neve dhe Allahu ju shpërbleftë me të mira !
Përgjigje:Vlerësimi i shpërblimeve të veprave të kryera nga robi i Allahut është një zotim i veqantë i Allahut.
Nëse robi kërkon shpërblimin e Allahut, dhe ushtron veten në bindjen e tij ndaj Allahut, shpërblimi i tij nuk do të jetë i humbur.
Allahu thotë:(kuptimi i ajetit në shqip :Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk e kapërcejnë ndonjë luginë, e që të mos u shënohet (për shpërblim) atyre, për t’i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.(Surja Tevbe ajeti 121)
Cilido që ka humbur ditët e ramazanit(me arsye) duhet t’i kompenzojë.
Para së gjithash agjëroj ato(ditët e ramazanit), dhe pastaj agjëro gjashtë ditët e Sheualit
Pasimi(përcellja) e agjërimit të Ramazanit me gjashtë ditët e Sheualit nuk do të përmbushet nëse fillimisht nuk ke kompletuar agjërimin e Ramazanit.
Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed , familjen e tij dhe shoqëruesit e tij!
Burimi:Komisioni i përhershëm për kërkime dhe fetva,fetvaja nr.2264