Pyetje: “Ka njerëz që dyshojnë në përdorimin e misuakut në Ramazan, nga frika se mos iu prishet agjërimi. A është kjo e vërtetë? Dhe cila koha në Ramazan është më e preferuara për përdorimin e misuakut?”
Përgjigje: “Dyshimi në përdorimin e misuakut gjatë ditës në Ramazan apo ditëve tjera kur njeriu është duke agjëruar nuk ka kurrfarë baze, sepse përdorimi i tij është sunet, siç ka ardhur në hadith të saktë se ai është: “Pastrues për gojën dhe e kënaq Zotin”. Është sunnet i fortë përdorimi i tij gjatë abdesit, para namazit, kur të ngrihemi nga gjumi, menjëherë pasi që të hyjmë në shtëpi, gjatë agjërimit dhe gjendje të tjera. Përdorimi i tij assesi nuk e prish agjërimin, përveç nëse misuaku përmban shije dhe lë gjurmë në pështymën tënde, atëherë, mos e përpijë shijen që ai lë në gojë. Gjithashtu, nëse gjatë përdorimit të tij lëndohet mishi i dhëmbëve dhe del gjak, mos e përpijë. E, nëse tregohesh i kujdesshëm në këto që i cekëm, atëherë përdorimi i tij nuk ndikon (për keq) asgjë në agjërimin tënd”.
Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fikhul-ibadat