-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A duhet ta falim namazin e natës me zë kur falemi me familje?

Më të lexuarat

Pyetja:

Kur falemi me familjen a duhet ta falim namazin e natës me zë apo pa zë?

***

Përgjigjja:

Kur falim namazin e natës me xhemat, ju dilni imam apo dikush tjetër, atëherë e falni namazin me zë. Por nëse falesh vetëm je i lirë të falesh me zë apo pa zë.

Madje fukahatë, ulematë e juristat islam kanë thënë: “Të gjitha namazet jashta namazeve të obliguara, namazet nafile, njeriu është i lirë t’i falë me zë apo pa zë.”

Këtu është fjala kur njeriu është duke u falur vetëm, ndërsa kur falet me xhemat namazet duhet të falen me zë.

Gjithashtu kur fal farzin, mundet ta falë me zë nëse dëshiron (është fjala kur njeriu është duke u falur vetëm). Ndërsa ato namaze farz që falen pa zë, siç është namazi i drekës dhe ikindisë, ato duhet vetëm në heshtje dhe jo ndryshe.

Andaj nëse fal namazin e natës me xhemat duhet ta falësh me zë patjetër në mënyrë që të dëgjojnë të tjerët (xhemati), ndërsa nëse falesh vetëm ke mundësi të zgjedhësh ashtu si ti dëshiron.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit