4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

A duhet prindi t’ia gjejë fatin e jetës vajzës së tij?

Më të lexuarat

Pyetje:

Përshëndetje!
Me ëndje e lexoj faqen tuaj dhe gjej prehje aty. Mirëpo e kam një pyetje:
në vendin ku ne jetojmë nuk zbatohet asnjë, apo shumë pak dispozitat e Sheriatit. Dhe, përgjigjet që ju na i jepni sipas atyre dispozitave, nuk përkojnë me realitetin tonë, p.sh. shumë pak prindër angazhohen në gjetjen e fatit të fëmijëve të vet. Po nisem nga prindërit e mi, të cilët janë muslimanë të devotshëm dhe shumë prindër të mirë, por për ta gjetur fatin, e sidomos të vajzave, asnjëherë nuk janë angazhuar. Na kanë thënë që duhet ta gjejmë vetë sepse të gjitha ashtu po veprojnë. Prandaj ka pasur shumë raste të zhgënjimeve. Andaj kur na i jepni përgjigjet, analizojeni edhe jetën dhe ambientin e shoqërisë në të cilën, mirë ose keq, ne bëjmë pjesë. Sepse sot kohët anë të tilla tek ne, edhe pse siç është më e mira e dimë të gjithë, por ja që s’mund të ndryshoj një njeri të gjithë shoqërinë që na rrethon.
Faleminderit!

***

Përgjigje:

Motër muslimane!
Të falënderoj për sugjerimin tënd, por unë nuk e kam parasysh se ku jetoni ju. Nëse e keni fjalën diku në trojet shqiptare, dua t’ju them se plotësisht i kam parasysh rrethanat, mentalitetin, realitetin etj., dhe në bazë të mësimeve të Islamit si dhe realitetit i japim përgjigjet. E nëse e keni fjalën se jetoni diku në perëndim, ndodh që nuk përshtatet gjithçka me atë që e themi edhe pse kur është fjala te morali thuajse kanë arritur gjërat në të njëjtin nivel në gjitha vendet me dallime të vogla.
Me mësimet dhe sugjerimet islame që i interpretoj lidhur me mosmarrjen e vendimit për martesë nga ana e vajzës pa dëshirën dhe vullnetin e prindit, nuk është për qëllim edhe shembulli që ju përmendni. Nuk është turp që vajza të ketë interesim për vetveten, për fatin e jetës në martesë. As nuk është e jashtëligjshme që femra t’ia propozojë babës së vet një djalë të caktuar për bashkëshort të saj. Por e jashtëligjshme është që femra pa e konsultuar fare prindin zhvillon një sërë takimesh të ndaluara me djalë të caktuar dhe është e vetëdijshme se babai i saj mund të mos e jap atë për atë djalë apo në atë vend. Kjo është e jashtëligjshme.
Nëse babai të thotë gjeje vet bashkëshortin dhe nuk interesohet, atëherë ti gjej rrugë tjera, përmes të afërmve, vëllait, xhaxhait, dajës, shoqes etj., të gjesh dikë, duke mos zhvilluar takime me të pa i treguar prindit dhe në fund nëse pajtohesh ti dhe prindi ta miraton, atëherë gjithçka është në rregull dhe nuk ka kurrfarë pengese fetare. Mirëpo në këtë rast nuk duhet të shfrytëzohet kjo liri dhe të keqpërdoret e të shikohet djali për kah bukuria dhe pasuria duke mos e vu në prioritet fetarinë dhe moralin e atij djali. Nëse ti nuk e ke prioritet fetarinë e tij si dhe babai pajtohet ta marrish një jofetar, që të dy jeni përgjegjës para Allahut për përzgjedhjen e gabuar.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit