Pyetja:
A duhet që për çdo ditë të Ramazanit të bëhet nijet apo mjafton një nijet për agjërimin e tërë muajit?
***
Përgjigjja:
Mjafton për Ramazanin një nijet në fillim të muajit, sepse ai edhe pse çdo ditë në vete nuk e bën nijetin në natën e saj, ai e ka bërë atë nijet në fillim të muajit.
Mirëpo nëse e ndërpret agjërimin gjatë muajit për shkak të udhëtimit apo sëmundjes apo diçka tjetër, atëherë duhet që nijetin ta bëjë sërish, për shkak se e ka ndërprerë agjërimin për udhëtim, sëmundje, etj.
Shejh Uthejimin, Kushtet e Fesë fq. 409