Që të blesh një celular iPhone 7 pa kontratë, në Evropë duhet të paguash më shtrenjtë se në SHBA.
Nëse në Amerikë e blen me 649 dollarë, në Gjermani një celular i tillë kushton minimumi 759 euro.
Por sa është kostoja materiale për një celular?
Çmimi për të gjithë përbërësit shkon në 219 dollarë.
Kësaj i shtohet edhe rreth 5 dollarë për prodhimin, duke e çuar shumën në 224 dollarë.
Me çdo celular të shitur, Apple fiton 434 dollarë.
Megjithatë në analizë nuk merren kostot e zhvillimit dhe as shpenzimet për reklamat, transportin dhe shitjen.
Se sa është fitimi real, kompania nuk e bën të ditur.
Megjithatë kostoja materiale është rreth 37 dollarë më e lartë se për paraardhësin iPhone 6s.
Pjesa më e shtrenjtë është ekrani, që mendohet se kushton 43 dollarë amerikanë.
Teknologjia e transmetimit pa tel kushton 33.90 dollarë dhe çipi 26.90 dollarë.