2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A do te shpërbëhet Italia dhe të bashkohet me Ballkanin!?

Më të lexuarat

Tërmetet e fundit në Itali, në të cilat ka pasur të plagosur dhe të vdekur, mund të kthehen në tërmete të shpeshta në këtë pjesë të Evropës. Shkencëtarët parashikojnë se Italia një ditë do të shpërbëhet.

Shkaku i këtyre goditjeve është pozicioni kritik i Italisë: pllakat tektonike kanë “shtrënguar” këtë vend. Nga jugu preson bën pllaka Afrikane që e shtynë drejtë kontinentit evropian. Në zonën e shtypjes më të madhe janë Alpet. Nga Lindja shfaqet pllaka e Adriatikut nën Itali, nga e cila ngriten Apeninet që shtrihen nga veriu në jug. Në perëndim gjendet Korsika, e cila është e vendosur në pllakën evropiane, e cili lëvizë tri milimetra në vit në drejtim të Italisë.

E shtypur kështu nga të gjitha anët, toka e Italisë shpartallohet si qelqi. Mozaiku prej disa milionë tonëve dhe kilometrave të “pakove” të shkëmbinjve, lëvizin si një lojë enigme. Në skajet e pjesëve të tokës, ky presion në rritje krijon tërmetet.

Ekspertët thonë se vetëm pjesërisht mund të tregojnë se cilat janë zonat më të rrezikuara. Ata mbi të gjitha përdorin të dhënat për historinë e tërmeteve. I kërcënuar është i gjithë vendi, por më së shumti pjesa e saj qendrore dhe rajoni përreth Bolonjës.

Lëvizja e tokës tregon se Italia po shkapërderdhet. Detektorët GPS, të cilat janë të vendosura nga gjeologët në të gjithë vendin, sugjerojnë se disa pjesë të Italisë lëvizin në drejtime të ndryshme. Jugu “lëvizë” në drejtim të Ballkanit, veriu shkon drejt juglindjes, Sicilia “noton” në drejtim të kontinentit, Roma është duke “ecur” në veri, ndërsa Italia qendrore në lindje. Në të ardhmen e largët, një pjesë e Italisë do të jetë të lidhur me Alpet, një tjetër me Ballkanin, e disa do të bëhen ishuj në det.

Ndërsa, tërmete do të ketë gjithmonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit