2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

A do të rikthehet në xhami Hagia Sofia?

Më të lexuarat

Hagia Sofia është një prej veprave momumentale botërore, e cila daton nga shekulli i 6-të, i ndërtuar nga Perandoria Bizantine si kishë, dhe e shndërruar në xhami nga ana e Perandorisë Osmane.

Por Hagia Sofia nuk mbeti gjatë si xhami. Ajo u shndërrua në muze nga Mustafa Kemal Ataturk, i cili e arsyetoi veprimin e tij me pretendimet se “po shuan tensionet fetare”.

Por Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, gjatë një tubimi në Hagia Sofia u kërkoi të ftuarve të tij që nga kjo ndërtesë të recitonin në heshtje vargjet e para të Kuranit për të nderuar shpirtrat e atyre që lanë pas këtë trashëgimi, sidomos Sulltan Mehmetit II.

Kjo është interpretuar gjerësisht si një mbështetje që Presidenti turk u jep atyre që kërkojnë që ky muze të rikthehet të funksionojë si xhami.

Hagia Sofia është një ndër kryeveprat e arkitekturës botërore dhe e klasifikuar si monument i rëndësisë së veçantë nga UNESCO. Në vitin 1935, Mustafa Kemal Ataturk, i njohur edhe si “Babai” i Turqisë moderne e shpalli atë muze për të shmangur tensionet ndërfetare dhe politike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit