1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

A do të largohet Pacolli nga politika?

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri dhe Presidenti i AKR- së Behgjet Pacolli ka vendosur mos ta thotë asnjë fjalë për hetimet që janë duke u zhvilluar ndaj tij si dhe gjithë atë që po ndodh rreth koalicionit qeveritar.
Lideri i AKR- së, për Express, ka thënë se nuk është i interesuar të komentojë ngjarjet që po ndodhin në Kosovë, pasi është duke u marrë me diçka tjetër.
Pacolli nuk ka dashur të japë përgjigje nëse do të largohet nga politika ashtu siç pati paralajmëruar në mars të këtij viti.
“Krejt mbetet që këtë ta them unë, e jo dikush tjetër për mua. Tash jam i zënë, jam në Aeroportin e Francës dhe kam shumë pak kohë që të merrem me ato që i përmendët ju. Kam takime dhe jam duke e bërë punën time”, ka thënë Pacolli.
Duke qëndruar jashtë Kosovës, Pacolli ka thënë se nuk po merret as me problemet që janë ngritur kohëve të fundit rreth tij dhe Aleancës Kosova e Re.
“Unë jam në terren edhe jam shumë pak i informuar çka po ndodh andej. Të them të drejtën, jam shumë pak i interesuar çka po ndodh andej. Unë e kam detyrën time për të punuar për qytetarët e Kosovës, e ajo për mua është e shenjtë dhe në rend të parë, çfarë edhe jam duke bërë. Aktualisht jam aty ky duhet të jem”, ka shtuar ai .kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit