-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A do të dal e vërteta për dënimet e shqiptarëve për ‘terrorizëm’ në Maqedoni?

Më të lexuarat

Përgjimet a do të nxjerrin të vërtetën për dënimin e dhjetërave të rinjve shqiptarë përmes proceseve të dyshuara dhe të montuara.
 
Në Maqedoni burgjet janë duke vluar nga numri i madh i të dënuarve shqiptarë me dhjetëra vite burg e deri në burgim të përjetshëm të dënuar me vepra penale për terrorizëm, informon INA.
 
Dënimet e shqiptarëve mbeten drakonike, lidhur me rolin që kishin Gjykatat e Shkupit, posaçërisht te ata që konsiderohen si raste të montuara.
 
Viktima të këtyre proceseve politike që vërshuan pas vitit 2001, menjëherë pas konfliktit futën nëpër burgje qindra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
 
Opinioni i gjerë mirë i din dënimet për civilët e Brodecit, Sopotit, dënimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së për vënien e bombave në Kumanovë dhe hekurudhën që lidhet me Serbinë, dënimi me burgim të përjetshëm për dy qytetarë të fshatit Haraçinë, dënimi për ish-pjesëtarët e Rakovecit, dënimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Tetova, Ibrahim Sulejmani, gazetarin kumanovar Agim Behluli i dënuar po ashtu për terrorizëm, por edhe shumë raste të tjera që kanë çuar në burg kryesisht ish-pjesëtarët e UÇK-së.
 
Rexhail Qerimi (41) nga fshati Opajë të Kumanovës, Agim Islami (27) nga fshati Rashçe të Shkupit, dhe Almir Drlanjin (31) nga Shkupi më 30 prill 2010 u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Ramadan Shaqiri, i akuzuari i katër për dhënien e ndihmës është akuzuar me gjashtë vite burg. Rexhail Qerimi, Agim Islami dhe Ramadan Shaqiri kanë qenë ish-pjestarë të UÇK-së, mirëpo ata në gjykatë kanë pohuar se asnjëherë nuk janë njohur, raporton INA.
 
Kësaj i shtohen edhe listat e MPB-së për aktivistë dhe personalitete politike nga diaspora, të cilët me vite nuk guxojnë të vijnë në Maqedoni, për shkak të fletëarresteve nga autoritetet e Shkupit.
 
Rastet me dënime të larta janë ato të Sopotit me rreth 200 vjet burg, Brodecit me 192 vjet burg, ish-pjesëtarët e Kumanovës e Shkupit për shpërthimet e vitit 2003 në Kumanovë dhe Likovë.
 
Shumica e të dënuarve që po dergjen nëpër burgjet e vendit janë kryesisht ish-pjesëtarë të UÇK-së.
 
Përveç vuajtjes së tyre nëpër burgje, familjet e tyre po pësojnë rëndë duke mos qenë të ndihmuar dhe duke u lënë në harresë. Shumica e pjesëtarëve të familjeve kanë ndërruar jetë, për shkak të dhimbjes së tyre për fëmijët e tyre.
 
Ekspertët e drejtësisë, shprehen kundër këtyre dënimeve kaq të mëdha, dhe e udhës sipas tyre, është, “që të kërkohet rishqyrtimi i lëndës te shumica e rasteve”.
 
Revolta e familjeve dita ditës po shtohet dhe se janë paralajmëruar masa radikale në kërkim të përsëritjes së rasteve që kanë të bëjnë pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001, ku janë të dënuar shumica e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
 
Përgjimet e fundit mund të nxjerrin në shesh shumë prapaskena dhe procese të montuara të përgaditjes së këtyre skenareve dhe dënimeve drakonike të ish-pjestarëve të UÇK-së. Familjarët e të dënuarëve presin që të dal e vërteta, sepse ata janë të bindur se bëhet fjalë për procese të montuara dhe për pafajësi të djemëve të tyre./Almakos
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit