-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A do humbisje gjë, o bashkëshort ?!

Më të lexuarat

A do te humbisje gje,o bashkeshort?
*Nese do te nxirrje prej gojes tende nje fjale te embel,ashtu si nxjerr fjalen e keqe?
*Cfare do te humbisje sikur te thoshe per gatimin qe eshte shume i shijshem kur eshte i tille, ashtu sikurse merr kuraje dhe flet me ze te larte kur ushqimi eshte i kripur,
kur eshte i tille?

*Cfare do te humbisje kur hyn ne shtepine tende dhe shikon gruan tende te zbukuruar per ty,sikur ti thoshe se sot je e bukur?
Ajo mjaftohet edhe me nje shikim,qe te ndieje qe ti je i magjepsur.
Fjala gjithashtu eshte e domosdoshme.

*Cfare humbet,nese i thuaj asaj se cfare ka,kur ajo ndihet e lodhur?
Sikur ta dije se sa sherim permban kjo fjale tek gruaja!

*Sa shpejt harron!
Kur ti je i lodhur,ajo fluturon rreth teje si zog dhe kerkon rehatine tende,duke qendruar prane teje,derisa te qetesohesh dhe te flesh.

*Cfare do te humbasesh,nese thua nje fjale te embel kur hyn ne shtepine tende:
‘ Me ka marre shume malli !’ Nese je i lodhur edhe ajo eshte lodhur gjate gjithe dites.
Nuk e di se sa ndikim te madh ka kjo fjale tek ajo per per ti hequr merzitjen e dites.

*Cfare humbet,nese flet per cdo gje tjeter pervec problemeve te punes dhe nenpunesve ose punetori i kesaj pune apo tjetri?
Nese nuk flet per punen,flit rreth pagesave,planeve dhe kestet qe duhet te besh. Kerkesat e shtepisedo te qetesohen. Cdo dite te njejtat fjale dhe te njejtit persona. Qendron ne telashe,shqetesime dhe merzitje derisa te fleje.
*Perse nuk e,cakton nje ore te vetme nga 24 oret e dites dhe te fshish ne te lodhjen e 23 oreve?
Kete mund ta realizosh me fjale te bukura nen driten e qirinjve,me veshjen e bukur te gjumit,pa i thene bashkeshortes:’Fike driten se dua te fle!’

*Cfare humbet ti , t’i zgjedhesh nje rrobe prej rrobave te saj kur gruaja jote te pyet:
‘Cfare te vesh?’
Si perhere,me indiferentizem, i thua: Vish cdo gje!
*A nuk e di se fjala ndonjehere ka ilac,prekja ka sherim?
*Mos harro nje gje te rendesishme, o ti bashkeshort:’Me te vertete gruaja
do prej burrit te saj disa gjera, si psh: te njohe ngjyren qe pelqen burri ne rrobat e gjumit,cila eshte krehja e flokeve me te cilen ai e shikon te bukur?

*Deshiron ta befasosh me fjale te bukura,me nje trendafil ose me nje kemishe gjumi,nje cope cokollate te vogel ose qe t’i thuash asaj qe sot ne mbremje te veshe kete kemishe?
Nuk ka pse te mos e puthesh doren e saj kur hyn ne shtepi ose te vendose mbi gjoksin tend koken e saj kur fle gjume.
* Kush prej nesh nuk ka probleme,merzitje dhe pergjegjesi ne koken e tij?!
Uluni diku,duke i vendosur zemrat tuaja te njeri-tjetri.
S’keni pse te jetoni ne merzitje dhe telashe,megjithese ilaci eshte me duart tuaja.
* Caktoni nje ore dhe te jete ora e fundit e dites,para gjumit,ku te qetesoni shpirtrat tuaj dhe t’i lehtesoni me fjale te mira,me ndjenja te ngrohta,me prekje dore,puthje te sinqerta dhe buzeqeshje te embela,dashamirese,te cilat do te kthehen pak nga pak ne te qeshura dhe keshtu largohet merzitja nga vetja,nga shpirti juaj./per nje martese te lumtur

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit