0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A dallojnë bankat islame nga bankat konvencionale?

Më të lexuarat

Shoqëria islame si çdo shoqëri tjetër ka nevojë për ndërmjetësues financiar, mirëpo principet e bazuara në Sheriat nuk e lejojnë një shoqëri islame të përfitoj nga këto ndërmjetësime financiare të bazuara në kamatë, pagim apo marrje të kamatës, gjë që ësh
Principet e udhëzimit dhe punës së bankave islame janë një komplet i rregullave dhe ligjeve që i referohen Sheriatit. Këto rregulla të bazuara në Sheriat i rregullojnë aspektet ekonomike, politike dhe kulturore në shoqëritë islame. Bazat kryesore të Sheriatit janë Kurani dhe Syneti. Sheriati ndalon kamatën (riba), bixhozin (mejsir), hyrjen në projekte të pa qarta (garar) dhe tregtimin me gjëra të cilat janë të ndaluara (haram). Ky sistem i bazuar në Sheriat inkurajon bartjen e rrezikut dhe ndarjen e profitit në sferën e aktiviteteve financiare, prandaj principi bazë i bankave islame është ndarja e humbjes dhe fitimit. 

Teknikat e financimit të cilat përdoren nga bankat islame janë një version i modernizuar dhe i adaptuar i versionit të përdorur nga juristët mysliman në kohërat e vjetra. Në kohën e Pejgamberit a.s. ka pasur aktivitete tregtare të shumta. Pejgamberi a.s. ishte një tregtar me përvojë të madhe. Para shpalljes, tregtinë të cilën e bëri me pasurinë e Hatixhes e bëri në konceptin Mudharaba (partneritet pasiv). Gjatë kësaj kohe edhe Musharakah (partneritet aktiv) dhe Murabahah (shitje me pagesë të vonuar / shtyrë) ishin në përdorim. Këto janë tri konceptet kryesore të investimit të cilat përdoren edhe sot nga bankat islame. 

Një interesim shumë i madh në mbarë botën islame si dhe vendet tjera është në këtë fushë studimi, ku janë themeluar institucione të veçanta të përgatisin ekspertë në fushën e sheriatit dhe ekonomisë. Këta ekspert janë në veprim një kohë bukur të gjatë që nga vitet e 70-ta. Të gjitha bankat islame aktuale kanë bordin e sheriatit i cili përbëhet nga ekspert me emër. Para se të aprovohet një produkt bankarë për tu futur në veprim duhet së pari të aprovohet nga ky bord. Njerëzit që njohin vetëm njërën lëmi, sheriatin apo ekonominë nuk kanë mundësi të japin aprovimin për këto produkte, sepse kërkohet ekspertiza e dyanshme (ekonomi dhe sheriat). Ekonomistët mysliman kanë kontribuar në zhvillimin e mënyrave dhe teknikave të investimit që përdoren sot në këto banka si nevojë e kohës dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të njerëzve për një tregti moderne dhe të pranuar ndërkombëtarisht. 

Roli kryesor i të gjitha bankave (islame dhe konvencionale) është ndërmjetësimi financiar, për qarkullimin apo investimin e mjeteve nga sektori me suficit në sektorin me deficit për nevoja të ndryshme në mënyre që ti ndihmohet prodhimit apo tregtisë. Shoqëria islame si çdo shoqëri tjetër ka nevojë për ndërmjetësues financiar, mirëpo principet e bazuara në Sheriat nuk e lejojnë një shoqëri islame të përfitoj nga këto ndërmjetësime financiare të bazuara në kamatë, pagim apo marrje të kamatës, gjë që është e ndaluar me Kuran. Dalja në skenë e bankave islame është një reflektim i përkushtimit të ofrimit të një alternative tjetër dhe për t’iu larguar sistemit konvencional të bazuar kryesisht në kamatë. 

Ekzistojnë disa shkrime në shqip të autorëve shqiptar të cilët kanë marrë guximin të shkruajnë për bankat islame duke i quajtur ato “banka me prefiks islam” që sipas këtyre autorëve, nuk dallojnë nga bankat tjera. Në ato shkrime thuhet se, edhe këto banka marrin apo punojnë me kamatë por vetëm e kanë ndryshuar emrin e asaj që japin apo marrin. Ky është një gabim dhe në të njëjtën kohë një mëkat sepse i akuzojnë ato banka për një gjë të cilën në realitet nuk e bëjnë. Islami ka ndaluar kamatën por nuk e ka ndaluar tregtinë dhe fitimin. Bankat islame dallojnë rrënjësisht prej bankave konvencionale duke filluar prej kontratës e deri te aplikimi/ implementimi i asaj kontrate. Bankat konvencionale çdo gjë e llogarisin në përqindje vjetore apo mujore të kamatës. Tek bankat konvencionale vetëm koha është në pyetje, ata presin fundin e muajit apo vitit dhe kërkojnë fitimin e tyre pa marrë parasysh përfundimin e projektit, se a ka pas humbje apo fitim klienti i cili ka marr kredinë nga banka ata nuk brengosen ata kërkojnë përqindjen e tyre. Kurse bankat islame hyjnë në partneritet ose në formë tregtie me klientët, që do të thotë se gjithçka varet se si përfundon projekti, dhe ë fund ndahet humbja apo fitimi në mes të bankës dhe klientëve.

Ose aspekti tjetër i veprimit, bankat punojnë në formë tregtie apo shitblerje, edhe kjo ndryshon prej bankave konvencionale sepse kontrata në mes bankës dhe klientit është e bazuar në kontratën e shitjes dhe blerjes dhe se çmimi final i çdo produkti është i ditur për të dyja palët dhe nuk ndryshon pa marr parasysh inflacionin që mund të ndodh apo ngecjet tjera deri sa të përfundon koha e pagesës. Kjo sjell një stabilitet dhe siguri për të dyja palët (klientin dhe bankën). Ndryshe nga bankat konvencionale në të cilat, banka është çdo herë e siguruar / fitimtare kurse viktimë është gjithmonë vetëm klienti. 

Pra bankat islame dallojnë në shumë aspekte prej bankave konvencionale.

Mr. Islam Hasani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit