1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A bën të martohem me një grua që nuk mund të lind fëmijë?

Më të lexuarat

Pyetja:

A bën tc martohem me një grua që nuk mund të lind fëmijë?

***

Përgjigjja:

Është mirë dhe është rregull të martohet me gra të cilat lindin. Pra ato gra të cilat janë sterile është mirë të martohen me ata burra të cilët janë steril. Domethonë burrat që nuk mund të kenë fëmijë të martohen me gratë që nuk lindin  , kuptohet nëse e dijnë para se të martohen. Edhe pse shumica nuk e dijnë sepse ne nuk bëjmë kontrolla, po flas kryesisht ne në Ballkan, shumë shpesh përballemi me sëmundje të ndryshme edhe derisa të na “mbështet për muri” nuk shkojmë të kontrollohemi. Derisa të kemi ndonjë sulm apo infrakt, ruana Zot!

Tani disa motra e vëllezër janë të kujdesshëm dhe shembull janë diagnostifikuar që nuk mund të lindin, e është mirë që këta që nuk mund të bëjnë fëmijë të martohen me ato që nuk mund të lindin. Kështu do ishte mirë.

E jo tani, ky person që ka mundësi të ketë fëmijë të martohet me një grua që nuk mund të lind dhe të privojë vetën nga të pasurit trashigimtar, kjo nuk ka dobi dhe është gabim katastrofal të iket nga të pasurit trashigimtarë.

Ajo motër që nuk mund të ketë fëmijë apo ai vëlla a ka ndonjë faj? Jo, asnjë faj.

Allahu thotë në Kuran: “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm.” (Shura, 49-50)

Tek Allahu të gjitha këto grupe janë të barabarta, por në Ditën e Gjykimit këta që janë steril do të kenë një çasje tjetër, Allahu i trajton në një tjetër mënyrë dhe i gëzon me fëmijë në botën tjetër, në xhenet inshaaAllah!

Hoxhë Fadil Musliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit