3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A bën të dëgjoj Kuran e të lexoj diçka tjetër?

Më të lexuarat

Pyetja:

A bën të dëgjoj Kuran e të lexoj diçka tjetër, për shembull librat e shkollës?
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lëshimi i Kuranit të incizuar në rastet kur ne nuk do ta dëgjojmë apo do të merremi me ndonjë punë që e pengon dëgjimin, shumë prej ulemave e konsiderojnë si formë përbuzjeje që i bëhet Kuranit. Prandaj ata theksojnë se kjo praktikë është e urryer dhe nuk duhet bërë. Allahu i Lartësuar thotë:

“Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” (Araf, 204). Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
7.6.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit