2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A bën të bëj hatme për prindërit e mi të vdekur dhe burrin tim?

Më të lexuarat

Pyetja:

A bën të bëj hatme për prindërit e mi të vdekur dhe për burrin tim i cili është i gjallë dhe falet nganjëherë, po vetëm për qef ta bëj nijet për të një hatme?

***

Përgjigjja:

Kurani lexohet për Allahun e Madhëruar, kështu që motër Kuranin e lexon për Atë dhe vetëm për Atë bën hatme.

Kur ta përfundosh hatmen e bën duanë/lutjen dhe në atë lutje i përmend edhe prindërit e tu dhe thua: “O Allah shpërblimin e leximit të këtij Kurani po ua dhuroj prindërve të mi!”

E sa i përket burrit tuaj, Allahu e udhëzoftë dhe kur të bësh dua pas përfundimit të hatmes përfshije edhe atë, vetën dhe gjithçka tjetër ngase Allahu ka mjaftueshëm për të të dhënë motër e nderuar.

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit