2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

A bën ta lexojmë dhikrin e mëngjesit dhe kur bëhet dhikri i mbrëmjes?

Më të lexuarat

Pyetja:

A bën ta lexojmë dhikrin e mëngjesit, nëse nuk e dijmë përmendësh? Ndërsa dhikri i mbrëmjes a bëhet pas ikindisë apo akshamit?

***

Përgjigjja:

Këto janë dy pytje që kanë të bëjnë me dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes. Fillimisht nëse nuk e dijmë dhikrin përmendësh, lejohet ta lexojmë. E ke në “Mburoja e muslimanit” atje tek ‘Lutjet e mëngjesit dhe lutjet e mbrëmjes’ do të thotë dhikri i mëngjesit dhe dhikri i mbrëmjes. Nuk ka asgjë të keqe ta lexosh nga libri, nëse nuk e di përmendësh.

Ndërsa sa i përket kohës së dhikrit të mbrëmjes, se a bëhet pas namazit të ikindisë apo atij të akshamit. Bëhet pas namazit të ikindisë ngase jo është pjesa e akshamit fetarisht, kur të hyjë akshami koha e dhikrit veçse ka kalu. Nëse ke pasur arsye, të ka ikur nuk prishë vazhdoje pas namazit të akshamit, por koha e dhikrit të mbrëmjes është pas namazit të ikindisë.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit