1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A bën që vëllezërit të emërtohen me të njëjtin emër

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum
A lejohet emërtimi i fëmijës me të njëjtin emër sikurse fëmija i parë, p.sh. fëmija im i parë e ka emrin Muhamed me të njëjtin emër dëshiroj ta emërtoj edhe fëmijën tim të dytë, a ka ndonjë ndalesë për një gjë të tillë?
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Pyetja e juaj është paksa e paqartë, megjithëkëtë themi se nëse prindërit kanë pasur ndonjë fëmijë dhe ai ka vdekur, atëherë u lejohet atyre ta emërtojnë fëmijën tjetër me të njëjtin emër që ka pasur fëmija e parë dhe në këtë nuk ka kurrfarë ndalese. Kjo është e njohur dhe për këtë flasin juristët islam, ndërsa që dy fëmijë ose më shumë vëllezër të emërtohen me të njëjtin emër, është një praktikë e panjohur te myslimanët. Kjo, jo vetëm që shpien në ngatërrimin e emrave, mirëpo në kohën bashkëkohore shpien edhe në ngatërrimin e dokumenteve të identifikimit. Në disa shoqëri myslimane në të kaluarën, por ndoshta edhe tani, ishte e njohur tradita që vëllezërit të emërtohen me të njëjtin emër, por bëhej dallim në renditje, duke i quajtur p.sh. Muhamedi i parë, Muhamedi i dytë, i tretë dhe kështu me radhë. Nëse veprohet kështu, atëherë nuk ka ndonjë të keqe në këtë. Gjithashtu është e njohur edhe metoda që fëmijët të emërtohen me të njëjtin emër, por krahas kësaj u vihet edhe nga një shtesë për identifikim, sikurse Muhamed Ali, Muhamed Hasen, Muhamed Omer, etj. Edhe në këtë rast nuk ka ndonjë pengesë që to ta ndalonte një veprim të këtillë. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit