3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A bëhet operacion plastik gjoksi dhe fytyra?

Më të lexuarat

Pyetje: Një koleg imi është martuar, dhe erdhi që të më pyes duke thënë se: gruaja e tij dëshiron të bëjë operacion plastik në fytyrë dhe gjoks, sepse hundën e ka shumë të gjatë dhe të gjerë. Ajo dëshiron që hundën e saj ta zvogëlojë me metoda të thjeshta që mjekësia bashkëkohore ka arritur t’i realizojë.
Kurse unë iu përgjigja: Është i dyshimtë ky operacion lidhur me atë se a lejohet apo jo, andaj po ua dërgoj këtë letër që përmban pyetjen si vijon: A ka ndonë dyshim apo mëkat në këtë operacion plastik të cilin dëshiron ta bëjë kjo grua? Duke e ditur se me këtë operacion bëhet ndryshim i krijesës së Allahut, kurse në anën tjetër mbetet shumë e shqetësuar shpirtërisht për shkak të asaj te mete që ka në fytyrë.

Përgjigje: Nëse në realitet çështja qëndron ashtu siç e cekët, dhe në anën tjetër ka shpresa se operacioni do të jetë i suksesshëm dhe pa ndonjë pasojë, atëherë lejohet të bëhet ky operacion me qëllim që ta realizojë qëllimin e saj (ta largojë shqetësimin që ia sjellë ajo e metë), përndryshe assesi nuk lejohet ta bëjë këtë operacion.
Suksesin e jep vetëm Allahu!
Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhi ue selem)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit