2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Paragjykimi është gjykimi më i keq

Më të lexuarat

Abdullah ibn Mes’udi, (r.a.), transmeton se i Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë: “Asnjë prej shokëve të mi, të mos më tregojë ndonjë gjë për ndonjë tjetër, sepse unë dëshiroj të dal para jush pa mbajtur anën e dikujt dhe me zemër të qetë.” (Ebu Davud, Edeb. Hadithi nr: 4860.) Kjo shprehje e të Dërguarit të Allahut (a.s.), është rregulli më themelor dhe më i saktë i drejtësisë dhe i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve. Sipas një parimi të jurisprudencës islame: “Pafajësia është themelore”. Ky është parimi që tregon se njeriu është i pafajshëm, përderisa të mos ketë ndonjë argument kundër tij. Siç është themelor lejimi te gjërat, edhe te njeriu pafajësia është themelore. Sipas Islamit, njerëzit lindin të pafajshëm. Askush nuk është përgjegjës për mëkatet e dikujt tjetër. Allahu i madhëruar thotë: “Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit.” (En’am, 164) Vendi, krahina, ngjyra, gjuha dhe feja e njeriut, nuk duhet të bëhen shkak për një gjykim të menjëhershëm të tij. Njerëzit kanë vlera jo sipas ngjyrës, prejardhjes, pasurisë apo pozitës, por sipas moralit, punës dhe sinqeritetit të tyre. Ata që gjenden në krye të punëve administrative dhe ligjore, duhet të kenë shumë kujdes ndaj parimit profetik që transmetuam më sipër. Vlerësimi i njerëzve sipas syve, fjalëve dhe veshëve të të tjerëve, është gabim shumë i madh, sepse njerëzit nuk sillen shumë objektivë, për shkak se kanë smirë, armiqësi dhe rivalitet me njëri-tjetrin.

Sigurisht se mund të merren informacione për të tje- rët nga njerëz të besueshëm, por vendimi përfundimtar duhet të jetë vendimi objektiv i vetë njeriut, pasi të ketë bërë vëzhgimet dhe provat personale sipas mundësisë që t’i jepet. Para se të jepet vendimi, së pari bëhet një studim me detaje, bëhen konsultimet dhe pastaj bëhen fotot objektive të çështjes. Në dritën e vëzhgimeve dhe informacioneve të sakta, jepet vendimi i drejtë. Allahu (xh.xh.), në Kuranin fisnik, thotë: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoji falje Allahut për ata dhe këshillohu me ta për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.” (Al’ Imran, 159) Çështja për të cilën bëhet fjalë në hadith, është fakti që të mos u jepet shans servilëve, të cilët duan të afrohen te autoritari apo të dalin në plan të parë duke folur keq për të tjerët, edhe pse nuk pyeten. Në përgjithësi, njerëzit autoritarë rrethohen prej servilëve. Në këtë mënyrë, servilët mundohen të hapin vend për vete, duke dhënë informacione të gabuara dhe duke thënë fjalë të këqija për të tjerët. Të gjithë nuk mund t’i vlerësojnë njerëzit. Një fjalë e urtë thotë: “Vlerën e floririt e di vetëm argjendari”. Ai ka disa kritere që përcaktojnë vlerën e tij. Peshorja duhet të jetë e saktë. Nëse ajo nuk është e tillë, përsëri nuk ka dobi, edhe nëse njeriu që mat është i drejtë. Shumë prijës, që i kanë vlerësuar ngjarjet dhe njerëzit me fjalët dhe sytë e të tjerëve, janë bërë vegël e shumë padrejtësive, krimeve dhe tragjedive. Shumë herë edhe ata vetë kanë pasur një fund tragjik. Ne duhet të jemi shumë të ndjeshëm kur vlerësojmë njerëzit dhe asnjë person nuk duhet ta prekim në nder, sepse nderi i njerëzve është më i rëndësishëm se çdo gjë. Thuhet se është më mirë të vdesësh se sa të rrosh pa nder. Edhe pse në fenë tonë është e ndaluar vetë- vrasja, disa njerëz tentojnë të vetëvriten kur u preket nderi. Për këtë arsye, përgojimi, spiunimi dhe shpifja, të cilat janë sjellje që prekin nderin e njeriut, në Islam konsiderohen mëkate të mëdha. Mashtrimi i prijësve dhe i popullit, më parë përgjithësisht ishte në planin individual. Ndërsa sot, puna e mashtrimit është institucionalizuar me anë të medias. Në këtë mënyrë, media e përdorur për keq, pothuajse është bërë një mjet që i devijon ngjarjet. Veçanërisht prijësit, duhet të kenë shumë kujdes ndaj medias, e cila i përdor njerëzit si armë acarimi. Ata nuk duhet t’i marrin në konsideratë lajmet që nuk mbështeten në të dhëna kategorike. Arma e medias shpesh kthehet edhe kundër zotëruesit të saj. Në këtë mënyrë, i shkatërron të gjithë. Kurani fisnik na paralajmëron kështu, në lidhje me lajmin e vërtetë: “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt pa dashje e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.” (Huxhurat, 6) “Mos shko pas diçkaje, për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.” (Isra, 36) “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëritjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” (Huxhurat, 12) Siç nuk mund ta mbrojë veten një njeri i vdekur, po ashtu, nuk mund ta mbrojë edhe ai i cili përgojohet në një vend ku nuk ndodhet. Për shkak se përgojimi në përgjithësi ka lidhje me interesa personale, kjo gjë do të thotë të shesësh nderin e vëllait dhe ta bësh këtë burim fitimi. Nisur nga ky aspekt, përngjasimi i Kuranit fisnik është i mrekullueshëm. Gjykimet e menjëhershme apo siç i quajmë sot, paragjykimet, janë armiku më i madh i sigurisë, mbrojtjes dhe përparimit të vëllazërisë në fe. Në një mjedis ku të gjithë dyshojnë te njëri-tjetri, nuk mund të ketë miqësi, qetësi dhe përparim, sepse dyshimi, paragjykimi dhe thashethemet nuk mund të përbëjnë bazën e asnjë pune serioze. E ardhmja e fortë ndërtohet mbi të dhëna të sakta, miqësi dhe besim të fortë. Paragjykimi është një gjykim i pa mbështetur në kërkim (hulumtim). Për këtë arsye, nuk ka bazë. Veprimet dhe tentativat e pabaza nuk mund të kenë fryte të dobishme. Të gabuarit përgjatë kërkimit, ka më shumë vlerë se gjetja e rastësishme, sepse njeriu nuk mund të marrë rrugën duke u mbështetur te rastësia. Ndërsa kërkimi nxjerr në pah shkaqet e gabimit dhe të së drejtës. Në një aspekt, paragjykimi është dembelizëm. Ata ETIKA 21 ETIKA 22 që përtojnë të kërkojnë, më së fundi detyrohen të përballojnë vështirësi më të mëdha. Po ashtu, është shumë gabim që njerëzit t’i vlerësojmë sipas disa gabimeve të vogla të tyre apo sipas veshjes. Faktikisht, nuk ka njeri pa gabime. Forma dhe veshja janë të përkohshme. Ato nuk nxjerrin në pah karakterin e vërtetë të njeriut, madje nganjëherë edhe mund të na mashtrojnë. Hipokritët, që në aparencë janë tërheqës dhe përbrenda të kalbur, përshkruhen kështu në Kuranin fisnik: “Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit. Nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. Megjithatë, ata janë si trungje të mbështetura. Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë! Sa shumë që janë larguar (nga e vërteta)” (Munafikun, 4) Ka prej atyre njerëzve që shërbejnë dhe sakrifikojnë aq shumë në rrugë të së vërtetës, saqë këto shërbime dhe sakrifica bëhen shkak për faljen e shumë mëkateve të tyre. Disa njerëz përjashtohen përgjithmonë, për shkak të disa gabimeve të vogla dhe hidhen jashtë shoqërisë sikur të ishin me lebrozë. Ndoshta ata që i poshtërojnë kanë më shumë gabime. Sikur mëkatet të shfaqeshin në fytyrë si njolla, askush nuk do të mund të shikonte fytyrën e tjetrit. Sikur mëkatet të dehnin si alkooli, ndoshta rrallë do të gjendej njeri që do të mund të qëndronte në këmbë. Punët vlerësohen sipas rezultateve të tyre. Askush nuk e di se si do të jetë fundi dhe se në çfarë forme do ta lërë këtë botë. Shumë njerëz, që njiheshin për të mirë, kanë përfunduar keq. Po ashtu, shumë njerëz që njiheshin për të këqinj, kanë përfunduar mirë. Për të gjithë duhet të dëshirojmë udhëzim dhe mirësi. Nëse në një anije gjendet një njeri i mirë ndërmjet një- qind të këqinjve, për hir të tij nuk mund të dëshirojmë mbytjen e anijes. Kështu, duhet të konsiderojmë mirë- sinë e një sevapi, krahas nëntëdhjetë e nëntë mëkateve. Gjithmonë duhet të mendojmë mirë për njerëzit, për shkak se dera e pendimit është e hapur deri në frymën e fundit. Ata që kanë parë gjendjen e Umerit, (r.a.), para se të bëhej mysliman, nuk mund ta imagjinonin dot gjendjen e tij pasi pranoi Islamin. I keqi i keq dhe i miri i mirë nuk qëndrojnë gjithmonë. Në lidhje me këtë, ka shumë shembuj në të kaluarën dhe në kohën e sotme. Të gjithë duhet ta mbajnë mend hadithin që kemi transmetuar në fillim, të mos paragjykojmë njerëzit dhe ngjarjet e personat t’i vlerësojmë sipas parametrave të duhur. Cilësia jonë dalluese duhet të jetë drejtësia dhe jo nxitimi.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit