0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Davutoglu në Beograd: Flet për Kosovën, reagon Dacici

Më të lexuarat

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, ka qëndruar sot në Beograd, ku ka takuar homologun serb, Ivan Mrkic.

Sipas mediave serbe, tema të takimit kanë qenë përmirësimi i stabilitetit në rajon, bashkëpunimi ekonomik dhe dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Bashkëpunimi ynë strategjik në Ballkan është sinjal i rëndësishëm, mesazh dhe mekanizëm për stabilitet, paqe dhe përparim të rajonit”, citojnë mediat serbe Davutoglun, transmeton Zëri.

Ndërkaq, menjëherë ka reaguar Ivica Dacic, i cili i ka bërë thirrje Davutoglu që të tregojë maturi kur është fjala për zgjidhjen e statusit të Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga qeveria serbe.

Dacici theksoi se qëndrimi politik i Turqisë është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por i ka kërkuar që në lidhje me Kosovën të qëndrojë anash./a.time/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit