0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Selmanaj: Ta dinë edhe amerikanët, se nuk bën të zbatohen “vendimet e Milloshevicit”

Më të lexuarat

Ambasadorët e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe kanë vizituar sot Komunën e Deçanit, ndërsa drejtuesve komunalë u kanë sugjeruar që të zbatojnë vendimin e gjykatës rreth dy pronave të kontestuara me Manastirin e Deçanit.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ka deklaruar  se ua ka bërë të qartë ambasadorëve se nuk pranojnë vendimet që janë marrë gjatë epokës së Slobodan Milosevicit.

Selmanaj ka deklaruar se ambasadorëve u ka thënë se këmbëngulja për t’i dhënë këto prona do të nxisë tensionimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet qytetarëve, Komunës dhe përfaqësuesve të Manastirit.

“Ambasadorët janë të vetëdijshëm për situatën e ndjeshme. Edhe ne ua sqaruam se nuk ka kuptim që të zbatohen ligjet të cilat qëmoti janë shfuqizuar”, ka thënë Selmanaj.

Ai është i bindur se vendimi do të kthehet prapa nga shkalla e dytë e Gjykatës Supreme, ndërsa në rast të kundër do të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme më herët ka vendosur që t’i marrë si të bazuara provat, duke mundësuar që pronat e Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria” t’i mbesin në pronësi Manastirit të Deçanit.

Kundër këtij vendimi ka pasur edhe protesta, por autoritetet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për t’u respektuar vendimi.

Gjatë vizitës së sotshme, ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, i ka ftuar udhëheqësit komunalë që ta zbatojnë vendimin shpejt, duke vlerësuar se kështu komuniteti do të ecë përpara.

“Gjatë vizitës së tij në Manastirin Ortodoks Serb në vitin 2010, nënpresidenti Biden tha se manastiri është pjesë përbërëse jo vetëm e të kaluarës së këtij komuniteti, por çka është edhe më e rëndësishme, edhe e të ardhmes së tij.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës presin që Deçani të shfaqë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vlera evropiane edhe për këtë. I nxis udhëheqësit lokalë të punojnë së bashku për promovimin e turizmit, mundësive dhe rritjes ekonomike”, ka thënë ambasadorja Jacobson.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit