-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A do të ndalohet duhani në Kosovë 100%?

Më të lexuarat

Kosova ka një Ligj kundër duhanit, zbatimi i të cilit vazhdon të mbetet problematik. Ligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës parashihte që 70 për qind e hapësirave të mbyllura publike të ndalohej, derisa në 30 për qind të këtyre hapësirave të lejohej tymosja e duhanit.

Dhe si rrjedhojë është rishkruar projektligji që ndalon tymosjen e duhanit në vende publike, 100 për qind dhe është dërguar në Qeverinë e Kosovës.

Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se muajin e ardhshëm pritet që ky projektligj të dal në votim dhe të miratohet.

Faik Hoti drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, njëherësh kryesues i grupit për projektligjin për kontrollin e duhanit, jep më shumë hollësi.

“Projektligji për kontrollin e duhanit tash është në kuvend dhe komisionet e ndryshme parlamentare po shqyrtojnë dhe po japin propozime për amandamente të ndryshme. Ministria e Shëndetësisë është e interesuar që ky projektligj të dalë sa më parë në shqyrtimin e dytë dhe në bazë të një dinamike siç kemi mësuar nga Kuvendi mund të pritet që në muajin shkuar të dal në votim dhe të miratohet”.

“Projektligji është në dorën e deputetëve të kuvendit dhe ne presim që deputetët do të reflektojnë pozitivisht duke e ditur që ky ligj synim kryesor ka mbrojtjen e shëndetit publik dhe në bazë të kësaj nuk do të duhej të vihej asnjë interes tjetër”, thotë Hoti.

Në Kosovë duhani është rreziku numër një i shëndetit publik që ndikon te të rriturit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Nga një studim që ka bërë OBSH-ja për pirjen e duhanit, është thënë se rreth 30 për qind e grave shtatzëna tymosin duhan dhe 53 për qind e të sapolindurve janë të ekspozuar ndaj duhanit.

Derisa shoqëria civile mendon, se institucionet kompetente nuk kanë treguar vullnet të madh për implementimin e ligjit, i cili tashmë është në fuqi.

Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës jep mendimin e tij.

“Institucionet që kanë qenë kompetente si ministria e shëndetësisë nuk ka dëshmuar vullnet të madh për të implementuar këtë ligj. Ne jemi dëshmitarë që javën e parë pas miratimit dikush ka filluar ta implementojë, por pas një kohe është harruar”.

“Unë mendoj se duhet merren masa nga institucionet që janë kompetente ta implementojnë ligjin, duhet ta ndryshojnë këtë qasje. Në të gjitha raportet ndërkombëtare thuhet se Kosova ka problem me implementimet e ligjeve që i ka implementuar në Kuvendin e Kosovës”, theksoi ai.

Zyrtarë shëndetësorë mendojnë se shkaktari i sëmundjeve numër një në botë është pirja aktive dhe pasive e duhanit.

“Ndër prioritetet e përcaktuara në nivel global është parandalimi i sëmundjeve dhe mbrojtja e shëndetit publik. Njëra nga faktorët që rrezikon shëndetin publik të popullatës është pirja e duhanit në mënyrë pasive dhe aktive, dhe është shkaktari numër një i vdekjeve në botë”.

“Dhe duke pasur parasysh këtë dimension të barrës së rëndë globale për shëndetin publik dhe rrethanat aktuale demografike në Kosovë e që paraqet një vend me po pullësinë më të re në rajonin evropian, ne mendojmë që projektligji që ka kaluar leximin e parë në kuvend do të gjejë zbatim”, thotë Skender Syla udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sidoqoftë, në Kosovë, përpos që nuk respektohet Ligji kundër duhanit, duhani edhe reklamohet dhe promovohet në hapësira publike, derisa Ligji nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin dhe tregtimin e duhanit, neni 27, ndalon reklamimin dhe promovimin publik të çdo forme të tregtimit të duhanit dhe prodhimeve të tij./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit