-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Marshim protestues në mbështetje të Kosovës Lindore

Më të lexuarat

Studentë të Universitetit të Prishtinës mbajtën sot një marshim protestues në qendër të Prishtinës në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kosovë lindore jemi me ju”, “Nuk jeni vetëm”, “Serbi mos luaj me zjarr”, ishin disa nga slloganet që e karakterizuan marshimin e sotëm të studentëve kundër shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Përfaqësuesi i studentëve nga Lugina e Preshevës, Naim Ramizi i bëri thirrje Kosovës e Shqipërisë që të dalin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

”Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë që çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore ta shtrojnë në OKB, po ashtu nga qeveria e Kosovës kërkojmë, që Kosova lindore automatikisht të futet në axhendën e bisedimeve që po mbahen me Serbinë dhe që të kërkohet reciprocitet i pakusht, Kosova e ka obligim që ti marr në mbrojtje shqiptarët e Kosovës Lindore”, tha Ramizi.

Ndërsa, përfaqësuesi i Shoqatës “Vatra” Kushtrim Kadriu, kishte një kërkesë sa i përket lapidarit të UÇPMB-së.

”Në rast se kërkohet që t’i ndërrohet vendi lapidarit tonë, atëherë në kërkojmë që lapidarit fantom të Gazimestanit t’i ndërrohet vendi nga Fushë Kosova në Graçanicë”, tha Kadriu.

Edhe bashkësisë ndërkombëtare iu bë thirrje që të ndal represionin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Marshi në të cilin morën pjesë qindra studentë të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” nga gjitha trojet shqiptare, përfundoi i qetë. /albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit