3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Versionet e shumëfishta të Biblës

Më të lexuarat

Të bëhet një analizë e bindjes së një krishteri rreth Librit të tij të Shenjtë, për neve nuk është gjë e lehtë.

NDARJA E GRURIT NGA KASHTA

Para se të hedhim një sy mbi versionet e Librave të Zotit, të bëjmë një sqarim se si trajtohet ky problem në fenë tonë. Kur themi, se ne i besojmë TEVRATIT, ZEBURIT, UNGJILLIT DHE KUR’ANIT, në realitet çfarë kuptimi paraqet ky besim? Neve jemi të bindur se Kur’ani i Shenjtë është, pa dyshim, Fjalë e Zotit, e dërguar Profeti Tonë Hazreti Muhamed Mustafasë (paqa qoftë mbi Te) fjalë për fjalë, me anën e Xhebrailit (i njohur si Gabriel në anglishte), deri më tani të ruajura në tërësi nga ndryshimet e mundshme nga ana e njerëzve qe 1400 vjet1 Megjithëqe Islami ka përjetuar kritika armiqësore dhe qëllimkëqia, ai me kohë ka vërtetuar autencitetin e Kur’anit të Shentë. Sir William Muir në shekullin e VIII, pat shkruar këtë mendim për Kur’an: SIGURISHT SE NË BOTË NUK EKZISTON ASNJË LIBËR AUTENTIK SI QË ËSHTË KUR’ANI ME TEKST TË PANDRYSHUAR, QË I KA PËRJETUAR QE 12 SHEKUJ.
TEVRATI, të cilit neve i besojmë, nuk është TORA e hebrenjëve dhe e krishterëve, edhepse fjalët në arabishte ose hebraike janë të njejta. Neve i besojmë të gjitha predikimeve që i kanë zbritur me anë të Revelatës së Zotit të Madhërueshëm,
por duhet ditur se Musai nuk ka qenë autor i këtyre “librave” që ia kanë atribuar hebrenjtë dhe krishterët.2
Poashtu neve na besojnë se ZEBURI ka qenë një Revelatë dhuruar hazreti Davudit, (paqa qoftë mbi Të), por psalmet e sotme nën emrin e tij nuk paraqesin revelatën.3 krishterët vetë nuk insistojnë në atë se Davudi është i vetmi autor i “Psalmave të tij”
Çka të themi për UNXHILLIN? Ungjilli do të thotë “Evangjele” ose “Lajmet e mira”, për të cilët shkimtarët thonë se shpesh i ka përdorur Jezui, kur ka folë edhe predikuar gjatë misionit të vet të shkurtë për Ingjilin, sikurse:
1) Dhe Jezui, shkonte duke predikuar UNGJILIN … dhe duke shëruar popullin nga çdo sëmundje.
(Mateu, 9:35)
2) … por kushdo që flijohet për mua dhe UNGJILIN ai do tashpëton vetvetën.
(Marku, 8:35)
3) … predikonte INXHILIN,
(Luka, 20:1)
“Evangjeli” (Ungjili) është fjalë që më shpesh përdoret, por Jezui më çfarë predikonte? Prej 27 librave të dhjatës së re, vetëm një pjesë e vogël mund të pranohet se aty janë fjalët e Jezuit. Krishterët lavdërohen me Ungjillin e Sh. Mateut, me atë të Markut, të Sh. Lukës, dhe atë të Sh. Xhonit, por nuk kanë qenë asnjë Unxhil të Jezuit! Neve SINQERISHT besojmë se të gjitha fjalët që i ka predikuar Krishti (paqa dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Të) kanë qenë të Zotit. Ky ka qenë Ungjilli (Ingjili), “Lajmet e Mira” dhe “Udhëzimi i Zotit”për bijtë e Izraelit. Jezui gjatë jetës së tij nuk pat shkruar asnjë fjalë edhe se nuk mësuar asnjë njeri për ta bërë një gjë të tillë. Përse Ungjijtë aktualë paraqesin vepra tënjerëzve të panjohur?
Para nesh paraqitet kjo pyetje: A PO PRANON PRA SE BIBLA ËSHTË FJALË E ZOTIT? Në të vërtetë pyetja është një çik provokative. Ai, i cili pyet nuk e ka të lehtë ta ndriçoj këtë kërkesë. Këtu pyetja na paraqitet në kuptimtë një debati. Neve kemi të drejtë të paraqesim një pyetje të këtillë – “Me të cilën Bibël ju jeni tani duke folur?” “Përse ekziston vetëm një Bibël’ thotë krishteri duke murmuritur.

BIBLA KATOLIKE

Duke e mbajtur në dorë Versionin “Douay” të Biblës romano-katolike, unë pyeta: “A mund ta pranoni këtë Bibël si fjalë të Zotit”? Për arsye mirë të njohura për ta, Shoqata e Besimtarëve Katolikë, pat publikuar versionin e tyre të Biblës së shkurtuar, në një formë shkel shko. Ky version është pa lidhje në raport me proporcionet e shumta të versioneveqë janë në shitje. Me këtëpyetje i krishteri u bezdis, dhe tha “Për çfarë Bible është fjala?”, “Për arsye se menduat të thoni se ekziston VETËM NJË BIBËL”, ia përkujtova. Duke hezituar tha P-O-O, “por çfarë versioni është Ky”?E pyeta, “pse ky do të ishte diç tjetër”? Sigurisht që është, edhe predikuesit profesionistë këtë e dijnë. Vetëm mashtrojnë me fjalën “NJË BIBËL’ është.
Bibla romano-katolike është publikuar në Reims (Francë) më 1592nga vulgata Latine e Xhremuit, dhe është shtypur në Douay më 1609. Ky version romano-katolik (RCV) është Versioni më i vjetër, i cili sot mund të blehet. Edhe pse ky paraqet një antikuitet, e gjithë bota protestante, duke llogaritur edhe “Kultet”, dënojnë këtë version tp RCV, për arsye se ky përmban edhe shtatë “Libra” më shumë, të cilat i referohen “Apokrifëve” vullgarë siq p.sh. AUTORITETI I PLOTËDYSHIMTË. Aq më tepër, apokalipsa e çoroditur, që është libri i fundit i RCV, është shpallur si “Revelatë Protestante”. Ky titull i shëmtuar i është dhënë nga e fanatikëve të “Dëshmitarëve të Jehovës” dhe nga sekti “Dita e Shtatë e Adventistëve”, etj.
“… Nëse ndokush do t’i shtojë fjalë ose t’i hjek prej Biblës, edhe Zoti atëherë nga ana e vete, do t’i mallkojë ato çka përmbajnë këto libra, (Revelata, 22:18-19).
Por kush çanë kokën për këtë! Në realitet, ata vetë këtyre nuk u besojnë! Protestantët me qëllim nga Libri i Zotit të tyre, i kanë përpiluar shtatë libra. Ato që nuk i kanë marrë në konsideratë janë:
– Libri i Xhudithit,
– Libri i Tobiasit,
– Libri i Baruhit,
– Libri i Estherit, etj.

BIBLA PROTESTANTE

Sir Vinston Çerçili e pat parë të arsyeshme të thotë diçka rreth Versionit të autorizuar (AV) të Biblës Protestante, e cila ishte e njohur si “Versioni i Mbretit Xhejms” (King James Version – KJV).
“Versioni i Autorizuar i Biblës është publikuar më 1611 me Dëshirë dhe urdhër të Madhërisë së tij Mbretit Xhejms, emrin e të cilit e mban deri në ditët e sotme”
Romano-katolikët besojnë edhe sot se protestantët e kanë sakotosur Librin e Zotit duke ia shtuar ose cunguar kuptimin, me çka kanë bërë “krimin protestant”, të kryer me forcë ndaj konvertitëve të tyre për t’i bindë që ta pranojnë Versionin e Autorizuar (AV) të Biblës, e cila paraqet Biblën e vetme të botuar në afro 1500 gjuhë të popujve më të prapambetur të botës. Romano-katolikët i mjelin lopët e veta, por këto ua lënë t’i kullosin protestantët! Pjesa dërmuese e krishterëve-katolikë dhe protestantë e përdorin Versionin e Autorizuar (VA) të Mbretit Xhejms (KJV), ashtu si quhet alternativisht.

ADMIRIMET E ZJARRTA

Sikurse që pat thënë Sir Çerçill, publikimi i parë i këtij Versioni u bë më 1611, kurse revidimi më 1881 (RV), dhe tani më 1952 si i rireviduar Versioni Standard (RSV) dhe i cili prap u revidua më 1971, (Versioni i ri-ri-reviduar për një kohë të shkurtër). E tani të shohim se çfarë mendon Krishtërizmi për këtë Bibël më të reviduar, për (RSV):
“VERSIONI MË I MIRË I CILI KA MUND TË PËRPILOHET NË KËTË SHEKULL” (gazeta e kishës Anglikane)
TRANSLITERIMI NË TËRSI I FRESKËT, I PËRPILUAR NGA DIJETARËT MË EMINENTË (times, shtojca letrare).
VETITË SHUMË TË KËNDSHME TË VERSIONIT TË AUTORIZUAR TË KOMBINUARA ME NJË TRANSLITERIM TË PËRPIKTË (life and work).
VEPËR MË PËRPIKËT DHE MË E PËRSOSUR SE ORIGJINALI (Times).
Njerëzit e shtëpisë botuese Kollins (Collins), në shënimet e tyre të paraqitura në fund të produksionit, për Bibël, në faqën 10 thonë: KJO BIBËL (RCV) ËSHTË VEPËR E 32 DIJETARËVE, TË NDIHMUAR NGA KOMISIONI MBIKËQYRES, TË CILIN E PËRBËJNË 50 BASHKËPUNTORË TË SHQUAR.
Çfarë është gjithë ky lavdërim? Me botimet e tyre ta përfitojmë masën e lehtëbesimtarëve? Të gjitha këto dëshmi ta bindin myshteriun (klientin) për përkrahjen e tyre që t’i hipë kalit të kërkuar, myshteriun i cili nuk dyshon se është i gatshëm për t’ihipur kalit.

LIBRAT MË TË KËRKUARA NË BOTË

Çka të themi për Versionin e Autorizuar të Biblës (AV), për “Librin më të kërkuar në botë? Janë të gatshëm të thonë diçka rreth kësaj. Megjithatë, në faqën – – – në paragrafin gjashtë të HYRJES SË VERSIONIT (RSV) mund ta lexojmë edhe këtë:
VERSIONI I MBRETIT XHEJMS ( PëRSHKRIMI ALTERNATIV I VERSIONIT TË AUTORIZUAR) ME AARSYE ËSHTË QUAJTUR SI MONUMENT MË I NDRITSHËM I PROZËS ANGLEZE. MË 1881, REVIDUESIT E TIJ JANË SHPREHUR ME ADMIRIN PËR THJESHTËSINË E BIBLËS, DINJITETIN DHE FUQINË E SAJ PËR PËRBËRJEN E SHKËLQYESHME … PËR KADENCËN E MUZIKËS DHE RITMIN E SAJ TË KËNAQËSISË. NUK ËSHTË SI LIBRAT E TJERA QË KANË ELEMENTE TË MBARËSTRUARA PERSONALE DHE TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE TË POPUJVE ANGLISHTËFOLËS. ANDAJ, NDAJ KËTIJ LIBRI NDIEJMË RESPEKT TË VEQANTË.
I dashur lexues, a mund ta imagjinoni konsideratën “për madhështinë që i bëhet “Librit të Librave”, si që është cekur më lartë? Unë për veti, nuk mendoj kështu. I krishteri le t’i besojë, por tani ai shtanget nga sulmet e të gjithë atyre që i takojnë Mbrojtësve të religjionit: të cilët me një gojë theksojnë:
DERISA VERSIONI I MBRETIT XHEJMS KA TË META TË HATASHME , DHE KËTO TË META JANË TË SHUMTA DHE SERIOZE, KËTO NA THËRRASIN QË TA BËJMË NJË REVIDIM NË TË … “KY ËSHTË DREJTIMI QË VJEN NGA GOJA E KALIT” D.M.TH NGA DIJETARËT MË EMINENTË. NJË GRUP JETËR I DOKËTORËVE TË HYJNISË TANI KËRKOJNË TË HARTOHET NJË ENCIKLOPEDINË CILËN DO TË SHPJEGOHESHIN ARSYET E KËTYRE DEFEKTEVE TË RËNDA DHE SRIOZE, PËR T’I MËNJANUAR NGA LIBRI I SHENJTË I TYRE.

P A R A T H Ë N J E

VERSIONI REVIDUAR STANDARD I BIBLËS PARAQET NJË REVIDIM TË AUTORIZUAR TË VERSIONIT STANDARD AMERIKAN, I PUBLIKUAR MË 1901, I CILI ISHTE REVIDIM I VERSIONIT TË MBRETIT XHEJMS (KING JAMES), I VITIT 1611.
VERSIONI I PARË ANGLEZ I BIBLËS ËSHTË PËRPILUAR SI PËRKTHIM I DREJTËPËRDREJTË NGA ORIGJINALI HEBRAIK DHE GREK, DHE BOTIMI I PARË I TIJ ËSHTË KRYER NGA VILJAM TINDEJL (VILIAM TYNDALE). PËR KËTË AI PATI KUNDËRSHTARË TË ASHPËR. ISHTE AKUZUAR SE KA BËRË PLOTË GABIME DHE PERVERSIONE NË TË KUPTUARIT E BIBLËS, DHE KËSHTU DHJATA E RE E TIJ U DOGJ SI “NJË PËRKTHIM I PAVËRTETË” ME URDHËRIN E AUTORITETEVE ADMINISTRATIVE. NË FUND U SHPALL SI TRADHËTAR DHE I RA NË DUAR TË ARMIQËVE, TË CILËT NË MUAJIN TETOR TË VITIT 1536. PUBLIKISHT E MBYTËN TË LIDHUR NË HU.
DERISA VEPRA E TINDEJLIT PARAQISTE BAZËN PËR NJË VERSION TË MËVONSHËM ANGLEZ, SIDOMOS AI I KOVERDAJLIT (COVERDALE), I VITIT 1535, I THOMAS METJUIT (THOMAS MATHEW), NDOSHTA PSEUDONIM I XHON ROXHERSIT (JON ROGERS), TË VITIT 1537, I BIBLËS SË MADHE TË VITIT 1539, I BIBLËS SË GJENEVËS TË VITIT 1560, BIBLËS SË IPESHKËVE TË VITIT1568. PËRKTHIMI I DHJATËS SË RE I VITIT 1582 ËSHTË BËRË NGA VULGATA LATINE ROMANO-KATOLIKE, NGA ANA E PROFESINISTËVE DHE BOTIMI I SAJ U BË NË REIMS (FRANCË).
PËRKTHYESIT E VERSIONIT TË MBRETIT XHEJMS I KANË MARRË PARASYSH TË GJITHA VERSIONET E PËRMENDURA, KU KRAHASON TREGON SE NGA TË GJITHA BIBLAT E PËRMENDURA ËSHTË MARRË NGA PAK PËR TA PËRPILUAR VERSIONIN E MBRETIT, KY PËRMBAN FRAZA DHE SHPREHJE TË PËRSHTATURA PREJ SHUMË BURIMEVE, TË CILAT JANË PËRSHTATUR PËR MËNYRË TË PËRDORIMIT PUBLIK, PËR KËTË MË SË SHUMTI KA SHËRBYER

DHJATA E RE E TINDEJLIT.

VERSIONI I MBRETIT XHEJMS KA PASË PËR DETYRË T’I KONKURROJË BIBLËS GJENEVIANE NË PËRPUNIMIN POPULLARIZUES, MË NË FUND ËSHTË PARAPARË QË TË MOS KETË NDONJË PËRKTHIM TË AUTORIZUAR TË BIBLËS ANGLEZE PËR 250 VJET. VERSIONI I MBRETIT XHEJMS ËSHTË PRANUAR SI “VERSIONI I AUTORIZUAR” PËR POPUJT ANGLISHTËFOLËS.
ME GJITHË MEND, VERSIONI I MBRETIT XHEJMS, ËSHTË PRANUAR SI “MONUMENT MË I ÇMUAR I PROZËS ANGLEZE”. REDAKTORËT E TIJ TË VITIT 1881 KANË SHPREHUR ADMIRIM PËR THJSHTËSINË, DINJITETIN, FUQINË, PËR SHPREHJET E QËLLUARA … MUZIKËN E KADENCËS, DHE PËR RITMIN MJESHTËRORË TË TIJ. SI NË NJË LIBËR TJTËR, NË TË KA ARDHUR NË SHPREHJE, KARAKTERI PERSONAL DHE I INSTITUCIONEVE PUBLIKE TË POPUJVE ANDLISHTËFOLËS. PRANDAJ NEVE JEMI BORXHËLINJË TË PAMASË NDAJ KËSAJ.
POR VERSIONI I MBRETIT XHEJMS ENDE KA TË META TË MËDHA.NË GJYSMËN E SHEKULLIT XIX, ZHVILLIMI I STUDIMEVE TË BIBLES DHE DORËSHKRIMEVE MË TË VJETRA SE VERSIONI I MBRETIT XHEJMS. I CILI ËSHTË BAZUAR NË KËTO. KANË TREGUAR SE KËTO DEFEKTE KANË QENË MJAFT TË SHUMTA DHE SERIOZE SA QË ËSHTË DASHUR TË BËHET REVIDIMI I VERSIONIT ANGLEZ. KËTË DETYRË E KA MARRË MBI VETI KRYESIA E KISHES ANGLIKANE, ME 1870. VERSIONI I REVIDUAR ANGLEZ U BOTUA MË 1881-1885; KURSE MË 1901U BOTUA VERSIONI STANDARD AMERIKAN, ME NDRYSHIME TË PREFERUARA NGA ANA E PROFESIONISTËVE TË INKUADRUAR NË KËTË PUNË.
DUKE PASUR NJË EKSPERIENCË TË HIDHUR ME PUBLIKIME TË BIBLAVE TË AUTORIZUARA NË DY DEKADAT NDËRMJET 1881 – 1901, NË TË CILAT ËSHTË BËRË NJË PËRZIERJE E TEKSTEVE TË VERSIONIT TË REVIDUAR ANGLEZ, ME QËLLIM TË PËRSHTATJES PUBLIKUT AMERIKAN. U PËRPILUA VERSIONI I BIBLËS STANDARDE AMERIKANE. PËR ARSYE TË MBROJTJES SË TEKSTIT NGA NDRYSHIMET E PAAUTORIZUARA. KY BOTIM U PRANUA MË 1928 NGA ANA E KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR PËR EDUKIMIN FETAR, DUKE U BËRË PRONË E KISHAVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA DHE KANADASË. TË CILAT ISHIN SHOQËRUAR NË KËTË KËSHILL ME ANËN E BORDEVE PËR EDUKIM DHE PUBLIKIME.
KËSHILLI KISHTE EMËRUAR NJË KOMITET TË PËRBËRË NGA DIJETARËT , TË CILËT ISHIN NGARKUAR ME HULUMTIME TË MËTUTJESHME TË TEKSTIT TË VERSIONIT STANDARDT AMERIKAN.

Shkëputur nga libri: A është Bibla fjalë e Zotit? – Ahmed Didat

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit