-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Iraku, i fton sirianët për arritjen e një zgjidhje politike

Më të lexuarat

Këshilltari i kryeministrit irakian ka ftuar qeverinë e Sirisë dhe opozitarët sirianë që t’i bashkohen përpjekjeve politike drejtë arritjes së një zgjidhje politike të krizës në këtë vend.
Agjencia franceze e lajmeve ka njoftuar se Ali Al-Musavi të hënën ka theksuar se çfarëdo rrugëzgjidhje jo politike për krizën e Sirisë do të shton dhe zgjas krizën, dhimbjen dhe vuajtjet, vrasjen dhe shpërnguljen e popullit sirian. I

raku mbështet plotësisht përpjekjet e Lakdar Brahimit, të dërguarit special të OKB-s dhe LA-s për çështjen e Sirisë, i cili mundohet për arritjen e një rrugëzgjidhje paqësore mes palëve në konfliktin e Sirisë, – ka shtuar ndër të tjera Al-Musavi. Ky funksionar i lartë irakian ka thënë se ne të gjitha forcat, si ato qeveritare ashtu edhe ato opozitare, si dhe të gjitha organizatat dhe shtetet dashamirëse të popullit sirian, i ftojmë që me gjithë potencialin e tyre të mbështesin rrugëzgjidhjen paqësore për krizën siriane duke iu përgjigjur asaj me çfarëdo çmimi që kushton. Vlen të theksohet se kjo thirrje e qeverisë së Irakut ka ardhur pas deklaratave të Lakda Brahimit në lidhje me propozimin e tij për t’i dhënë fund krizës politike në Siri, propozim ky cili mund të pranohet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit