3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Dodik: Veriu i Kosovës të ndahet, e serbët tjerë të shpërngulen në Serbi

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se veriu i Kosovës duhet t’i bashkohet Serbisë, e jugut të pranohet si shtet i pavarur i Kosovës. Sipas tij, serbët nga enklavat duhet të ftohen të shpërngulen në Serbinë qendrore. “Kjo që po ndodh në Kosovë është poshtërim i tërë popullit të Kosovës”, ka thënë ai.
I pyetur se çfarë mund të bëjnë serbët që bota dhe shqiptarët “që kanë fituar gjithçka” të ndalen e të thonë pranojmë, Dodik përgjigjet: “Këto janë dy shtete, dy popuj. Serbia duhet të tregoj se nën cilat kushtet do ta njoh Kosovë. Vetëm ashtu që veriun t’ia bashkoj Serbisë, e jugun ta pranoj si shtet të pavarur”.

Sipas tij, serbët nga enklavat duhet të pyeten të vendosin ose të shkojnë në Serbinë qendrore ose të jetojnë në Kosovën e pavarur.

“Duhet t’ju ofrohet tokë dhe t’ju mundësohet ndërtimi i shtëpive në Serbi dhe në Republika Serbe. Unë jam i gatshëm t’i ftoj dhe këtë t’ua ofroj. Edhe populli këtu, jam i bindur se do t’i pres me dëshirë. Natyrisht, prona e tyre duhet të futet në fondin e shtetit të Serbisë, që të mos shitet pa arsye. Ndërsa monumentet e kulturës, kishat dhe manastiret, duhet të jenë nën mbrojtjen ndërkombëtare”, ka thënë Dodik. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit