1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Islami dhe Afrika

Më të lexuarat

Historiani i famshem arab Ibn Halduni ka shkruar qe emri Ifrikija u vu sipas Ifrikos bin Kais bin Saifi, nje nga mbreterit e Jemenit. Per Al-Bakrin, kufijte e Ifrikijas ishin Barga ne Lindje dhe Tangier ne Perendim e cila do te thote qe ne vazhdim te pronave te Afrikes se romakeve, perfshinte Tripolin, Numidian, dhe Mauritanine. Sot, me emrin Ifrikija ose Afrika, arabet dhe jo-arabet nenkuptojne gjithe kontinentin e Afrikes  i cili perfshin Afriken Veriore, Lindore, Perendimore, Qendrore dhe Afriken e Jugut. Kuptohet qe streha e muslimaneve te pare ishte ne Afrike (Abisini, 615). Ne kohen kur profeti Muhamed filloi misionin e tij, egjyptianet dhe sirianet kishin shkeputur pjeserisht lidhjet e tyre me Perandorine Romake.

Kur pushtimi arab filloi ne vitin 647, Ekzarc Gregori kishte kundershtuar aleancen me Kostandinopojen dhe e kishte shpallur veten perandor. Ne Egjypt, koptet vendas ishin udhezuar prej peshkopit te tyre ne Aleksandri qe te mos u kundershtonin arabeve muslimane qe po marshonin drejt Egjyptit. Merita per perpjekjet e para per te perhapur Islamin ne Afrike i jepet Ukabah (Okba) bin Nafi, i cili respektohet edhe sot e kesaj dite si themeluesi i Afrikes Muslimane. Ne me te shumten e zonave te pushtuara, feja e  meparshme, qofte ajo kristianizmi, judaizmi apo kultet indigjene, vazhduan te mbijetojne pa patur ndonje shtypje edhe disa shekuj pas pushtimit nga ushtrite muslimane. Keshtu edhe ne keto zona ne te cilat autoriteti politik ishte ne duart e muslimaneve duke iu detyruar alenace fuqise qendrore te kalifatit ne Damask ose Bagdat, islamizimi i popullsise ishte relativisht nje porces i ngadalte.

Islami u perhap ne Afriken veriore me nje shpejtesi te cuditshme, dhe ne vitin 732, i cili shenoi 100 vjetorin e pare te vdekjes se profetit Muhamed, ithtaret e tij ishin pronare te nje perandorie qe ishte shume here me e madhe se sa ajo e Romes gjate kohes se shkelqimit te saj, nje perandori qe shtrihej nga gjiri i Biskaj deri ne Indus dhe kufijte e Kines, dhe qe nga Deti Aral deri ne brigjet e Nilit. Emri i profetit, si lajmetar i Zotit se bashku me emrin e Zotit (Allah) thirrej pese here ne dite nga mijera minare te shperndara neper te gjithe Afriken Veriore, Europen Jugperendimore dhe Azine Qendrore dhe Perendimore.

 

Ifrikija (Afrika) e vjeter dhe kufijte e saj.

Arabet e quajne Afriken Ifrikija. Ata ia vune kete emer sipas pjeses Lindore te Barbarise, ndersa pjesen perendimore te saj ata e quajten Magrib, emer qe perdoret edhe sot e kesaj dite. Romaket e quajten Afrike pas shkaterrimit te Kartagjenes. Ata perfshine ketu edhe Barbarine dhe me vone e quajten te gjithe kontinentin Afrike. Al-Bakri e interpreton fjalen Ifrikija si Mbreteresha e Qiellit. Al-Masudi mban nje tjeter qendrim sipas te cilit emri Ifrikija iu dha sipas emrit te Ifrikos bin Abraha bin al-Raish i cili ndertoi qytetin e Ifrikijes ne shtetin Barbar. Historiani i famshem Ibn Haldun thote qe emri Ifrikija i eshte dhene sipas Ifrikos bin Kais bin Saifi, nje prej mbreterve te Jemenit. Disa historiane te tjere jane te mendimit qe emri vjen prej emrit Ifrik, djali i Kuaturas, gruas se dyte te Patrikut (profetit Abraham). Ibn al-Shabat thote qe emri rrjedh nga fjala arabe “bariq” qe do te thote “e paster”  sepse ne Afrike nuk ka re ne qiell.

Leo Afrikanus sygjeron qe Ifrikija vjen nga fjala arabe “faraua” e cila do te thote “te ndash”  meqense Mesdheu e ndan Afriken nga Europa ndersa Nili e ndan ate nga Azia. Se dyti, Afrika shtrihet midis Perendimit dhe Lindjes. Ibn Abi Dinar jep te njejtin interpretim. Por per Al-Bakrin, Ibn Haldunin dhe Leo Afrikanus, fjala Ifrikija nuk nenkupton te gjithe kontinetin e Afrikes sic e njohim ne sot. Per Al-Bakrin, kufijte e Ifrikijas ishin Barga ne Lindje dhe Tangier ne Perendim, e cila do te thote qe perfshinte edhe Tripolin, Numidian dhe Mauritanine. Leo Afrikanus, dallon Numidian nga Ifrikija, ashti si Al-Idrizi, Ibn Halduni quajti Ifrikija pjesen qendrore dhe veriore te Tunizise. Sot me fjalen Ifrikija apo Afrika, arabet dhe jo-arabet nenkuptojne gjithe kontinentin e Afrikes i cili perfshin Afriken Veriore, Lindore, Perendimore, Qendrore dhe Afriken Jugore.

 

Islami dhe Afrika

Profeti Muhamed, i cili lindi ne vitin 571 e.r.  predikoi mesazhin e Islamit deri ne vitin qe vdiq ne 632 e.r. Kontakti i pare i Islamit me Afriken filloi gjate jetes se Profetit. Ai predikonte Njesimin e Zotit dhe asgjesimin e prifterizmit. Kurejshet, klasa e prifterinjve arabe, filluan ta persekutonin ate dhe ithtaret e tij te pare. Kur shtypja e tyre i kaloi kufijte, Profeti i udhezoi muslimanet te emigronin dhe te kerkonin strehim ne disa pjese te tjera te botes. Duke ndjekur keshillat e tij, grupi i pare i muslimaneve emigroi ne Abisini dhe kerkoi strehim tek Negus, nje mbret kristian i Abisinise ne vitin 615 e.r. Eshte me rendesi te permendet qe streha e pare muslimaneve ishte ne Afrike, dhe mikpritesi i tyre ishte nje afrikan.

Ibn Hisham ka dhene nje pershkrim te gjalle te ketyre refugjateve te pare muslimane ne oborrin e Negus, qe u ndoqen prej kurejsheve deri ne Abisini te cilet donin ti kthenin ne Arabi. Megjithe thirrjen e delegacionit kurejsh, Negus nuk i dorezoi muslimanet ne duart e armiqve te tyre; perkundrazi ai kerkoi Xhafar ibn Abi Talib, njerit prej emigranteve, te shpjegonte pse ishin larguar nga Meka. Pergjigja e Xhafarit eshte mbajtur shenim prej Ibn Hishamit:

“Ne ishim te paditurit, qe adhuronim idhujt, dhe dhunonim paqen, me nje njeri te forte midis nesh gjithmone duke perpire me te dobetit. Kjo ishte gjendja jone derisa Zoti (Allahu) dergoi nje lajmetar te zgjedhur prej nesh prejardhja e te cilit njihej prej nesh, dhe vertetesia, pastertia dhe besnikeria njihej prej nesh. Ishte Profeti i cili na beri thirrje ti drejtohemi Zotit ne menyre qe te shpallnim boterisht Njesine e Tij dhe te adhuronim vetem Ate, duke flakur te gjithe idhujt dhe statujat qe ne dhe stergjysherit tane adhuronim ne vend te Zotit. Ai per me teper na urdheroi te flasim vetem te verteten, tu japim te tjereve ate qe u takon, tu qendrojme familjeve tona afer dhe te mos bejme keq e te mos derdhim gjak. Ai i ndaloi maredheniet seksuale jashte martese, deshmitarin e rreme, privimin e jetimit nga e drejta e tij ligjore dhe nga te folurit keq per grate e pastra. Ai u bashkua me ne gjate adhurimit tone ndaj Zotit, duke mos i bere shok Atij dhe duke agjeruar.

 

Afrika ne prag te perhapjes se Islamit.

Fuqia e Perandorise Romake shteroi si pasoje e percarjes fetare. Kur profeti Muhamed filloi misionin e tij, egjyptianet dhe sirianet kishin nderprere pjeserisht lidhjet e tyre me perandorine Romake. Ne vitin 634 e.r., gjate kalifatit te pare te Islamit me ne krye Abu Bakrin, kur vullnetaret mulimane perparuan drejt territoreve te reja, Abu Bakri mendohet  ti kete udhezuar ata te mos i prekin grate, femijet dhe te vjetrit, te mos plackisin dhe te mos shkaterrojne te mbjellat, pemet e frutave, dhe gjedhet, dhe te lene ne paqe prifterinjte kristiane. Kur Abu Bakri vdiq, misioni i tij u ndermor nga Omari (Umar ibn al-Katab), kalifi i dyte i Islamit (634-644). Shteti i Afrikes Veriore, ne prag te pushtimit te arabeve, nuk ishte i sigurte. Provincat qe flisnin latinisht qeveriseshin prej Kostandinopojes. Megjithese politika kishtare e Shtepise se Herakliut favorizonte Kristologjine e njohur si Monoteizem, ose doktrina e deshires se vetme, Papes, nen jurisdiksionin e te cilit ra kisha afrikane, e mohoi ate si heretike. Kur filloi pushtimi arab ne vitin 647 e.r., Exarc Gregori kishte kundershtuar aleancen me Kostandinopojen dhe kishte shpallur veten perandor. Fshataret ishin kaq shume te shtypur saqe nuk kishin deshire te luftonin per pronaret e tyre. Berberet vendas ishin shume te paorganizuar dhe nuk kishin udheheqes. Vetem disa klane berbere, te cilet kshin pranuar nje jete te vendosur si kultivues, kishin pak influence bizantine; por te tjeret mbaheshin larg civilizimit.

Kristianizmi nuk ishte kultivuar ne mes tyre ne baza te forta megjithese disa aksione misionare ishin ndermarre; mendohet qe Taureget moderne te kene qene kristiane. Ne Egjypt, koptet vendas u udhezuan prej peshkopit te tyre ne Aleksandri qe te mos u benin balle arabeve muslimane qe marshonin drejt Egjyptit. “Kjo nuk eshte per tu habitur” thote profesor Filip Hiti, ne lidhje me persekutimin fetar te Kopteve Monofisite prej Kishes (Mbreterore) Melkite. Per vite me radhe Herakliu ishte perpjekur qe nepermjet agjentit te tij Cirus te ndalonte menyren egjyptiane (koptike) te adhurimit, dhe te detyronte doktrinen e tij monolite mbi kishin. Si pasoje  e persekutimit te tij te pameshirshem mbi prifterinjte e kishes Koptike, Cirus konsiderohej si anti-Jezus. Me nje fjale, ekzistenca e komuniteteve Monofisite ne Egjypt dhe Siri, dhe grumbullimet Mestoriane ne Persi dhe Irak, se bashku me persekutimin e Kishes Orthodokse, pergatiten terrenin per nje perhapje te shpejte te Islamit. Hamitet e Egjyptit i shihnin arabet e porsa ardhur si fis me te afert se sa sundimtaret e tyre.

Gjate kalifatit te Umar bin al-Katab, forcat muslimane ne vitin 639 e.r. nen udheheqjen e Amr bin Al’As hyne ne Egjypt. Ne kohen e Xhahilijah (injorances) Amr bin Al’As kishte ndermare nje sere udhetimesh per ne Egjypt dhe i dinte rruget dhe qytetet e tij. Pershkrimi i meposhtem i perparimit te arabeve muslimane eshte regjistruar nga nje i derguar i Cirusit:

“Kemi pare nje popull per te cilin vdekja eshte me e preferuar se sa jeta, dhe humanizmi me i preferuar se sa fama, dhe te cilin kjo bote nuk e terheq aspak. Ata nuk ulen askund tjeter pervecse ne toke dhe hane gjithmone ulur. Udheheqesi (amiri) i tyre eshte njesoj si njerezit e popullit te vet: me i uleti nuk mund te dallohet nga me i larti dhe anasjelltas. Dhe kur vjen koha  e faljes asnje nuk mungon, te gjithe pastrojne gjymtyret e tyre dhe me modesti falen.”

Amr ndertoi kryeqytetin e ri ne vendin ku ndodhej kampi i tij dhe e quajti al-Fustat (Kajro e vjeter). Ai ngriti nje xhami te thjeshte ne vitin 641-642, e para e ndertuar ne Egjypt. Amr pastroi Kanalin e Vjeter te Faraonit dhe hapi keshtu nje kanal uji qe shkonte ne qytete arabe. Ky kanal u quajt Kalij Amir al-Muminin, kanali i Kalifit.

Persa i perket perhapjes se Islamit ne Egjypt, tregohet nje histori sipas se ciles me urdherin e kalifit Amr, per 6 muaj me radhe furrat e hamameve u mbajten te ndezura me volumet e librarise se Aleksandrise. Profesor Filip Hiti e pergenjeshtron kete histori duke thene:

“Kjo eshte nje nga ato perrallat qe jane te mira per letersi artistike por nuk bejne per histori. Libraria e madhe ptolemaike eshte djegur ne vitin 48 p.e.s. nga Jul Cezari. Nje tjeter librari, e quajtur Libraria Bije, eshte shkaterruar rreth vitit 389 e.r. si pasoje e nje urdheri te perandorit Theodosius. Ne kohen e pushtimit arab, ne Aleksandri nuk ekzistonte asnje librari me rendesi te madhe dhe asnje shkrimtar kontemporan nuk e ka akuzuar Amr dhe Umar. Themelimi i fustatit prej Amr i dha nje shtytje ndertimit te nje sere xhamiash te tjera dhe shkollave Islamike ne Egjypt, te cilat ndihmuan ne perhapjen e Islamit ne pjese te tjera te Afrikes dhe Azise.

Renia e Egjyptit i beri provincat bizantine, ne kufirin verior te pambrojtura. Me vone edhe Bargah u perfshi ne provincat islamike pa kurrfare rezistence. Gjate kalifatit te kalifit te trete, Uthmanit – paraardhesi i Amr, arabet perparuan nepermjet Tripolit dhe disa pjeseve te tjera te Ifrikijas, kryeqyteti i te cilit ishte Kurter-Xhamah (Kartagjena).

Ne vitin 652, Abdallah beri nje mareveshje me Nubians. Merita per perpjekjet e para per perhapjen e Islamit  ne Afrike i jepet Ukabah (Okba) bin Nafi, i cili konsiderohet edhe sot e kesaj dite si themeluesi i Afrikes muslimane. Ai ndertoi nje kamp te perkohshem ne Kairauan ne vitin 670 e.r. dhe keshtu iu afrua me teper bizantineve dhe berbereve. Rreth 10 vjet me vone, ai ndermori marshmin e tij te famshem drejt perendimit dhe haptazi deklaroi kontinentin Afrikan Islam. Kjo u dha mundesi muslimaneve ti afroheshin me teper Europes.

Transmetohet qe Ukabah e filloi marshimin e tij nga Kairauan, duke iu shmangur qyteteve bizantine te Auras, dhe shkoi drejt rrafshnaltes qendrore, kaloi malet Atlase, duke shkuar deri ne Tangier dhe pastaj u kthye per ne Marok. Gjate marshimit te tij ai ndoqi rrjedhen e lumit Sus deri ne piken ku ky lume derdhet ne Oqeanin Atlantik. Ne nje histori sipas te ciles kur ai arriti ne kete pike, ai i ra mamuzeve te kalit te tij dhe duke ecur neper vale ai ngriti heshten e tij dhe tha: “O Zot i madh, sikur marshimi im te mos ishte ndalur prej ketij deti, do te kisha vazhduar per ne mbreterite e panjohura te Perendimit, duke predikuar Njesine e emrit Tend te Shenjte.”

Thuhet qe Ukabah shkoi deri ne Atlantik dhe vdiq afer Biskaras ne Algjeri ne vitin 683 e.r. Varri i tij tani eshte kthyer ne nje vend te shenjte. Me ngadale dhe gradualisht, muslimanet mposhten Ifrikijan nepermjet Hasan bin Nu’man al Gasani, i cili ishte derguar ne Afrike nga Muauijah. Pushteti bizantin dhe rezistenca e berbereve moren fund. Bizantinet u larguan prej Kartagjenes ne vitin 698 e.r. dhe Hasani fitoi fuqi absolute mbi qytetin berber. Shume shpejt shpertheu nje revolte berbere nen udheheqjen e  nje profeteshe (Kahunak), nje Deborah berbere. Edhe ajo u mposht. Ajo vrau veten por perpara se te vdiste ajo e udhezoi djalin e saj te behej musliman dhe te behej nje me muslimanet. Disa milje ne jug te Kartagjenes u themelua nje qytet i ri i cili u quajt Tuniz.

Hasab bin Nu’man u pasua nga Musa bin Nusair, nje gjeneral i afte i kalifit Umajad, Ualid bin Abd al-Malik. Ai solli paqen ne Marok dhe shume fise berbere pranuan Islamin. Ai i zgjeroi kufijte e provinces se tij te Ifrikijas deri ne Tangier.

Profesori Xhon Hanuik shkruan: “… megjithese kjo (levizja zgjeruese e arabeve) shpesh here eshte portretizuar si lufta fetare me e madhe e te gjitha koherave, ne fakt ishte nje shtrirje e thjeshte imperialiste e motivuar me teper nga faktore ekonomike se sa fetare. Ne shume prej zonave te pushtuara, fete e meparshme te tyre, qofte kristianizem, qofte judaizem ose kulte indigjene, vazhduan te mbijetojne, por pa patur ndonje shtypje edhe pas pushtimit nga ushtrite muslimane. Keshtu edhe ne ato zona ku pushteti politik ishte ne duart e muslimaneve, Islamizimi i popullsise ishte nje proces i ngadalshem.”

Faktori i vertete i Islamit qendron vete ne fene Islame. Cdo muslimani i kerkohet tu transmetoje te tjereve mesazhin e profetit. Tradita profetike thote: “Predikoni qofte edhe nje verset te vetem”. Ne cdo vend ku kane qene muslimanet, ata kane marre me vete fene dhe kulturen e tyre. Gjuha arabe perbente pothuajse nje pjese te fese se tyre, meqenese Kur’ani ishte shpallur ne kete gjuhe. Ndodheshin rruge te gjata tregetie nga veriu ne jug. Tregetaret arabe dhe disa misionare, te cilet ia kishin kushtuar jeten e tyre ceshtjes se Islamit, transmetonin mesazhin e Islamit ngado qe shkonin. Gjithashtu eshte e vertete qe kudo ku pati pushtime prej muslimaneve, nje numer i madh prej tyre vendosnin te jetonin ne tokat e reja. Periudha midis 660-670e.r. shquhet per perhapjen e metejshme te Islamit ne Afrike, pergjate brigjeve te Mesdheut. Maroku ra nen influencen e Islamit ne shek. 8 dhe berberet filluan ta bashkohen me ushtrite muslimane. Islami u perhap ne Afriken Veriore me nje shpejtesi te habitshme, dhe ne vitin 732 e.r., vit i cili shenoi 100 vjetorin e vdekjes se profetit Muhamed, ithtaret e tij ishin pronare te nje perandorie me te madhe se sa ajo e Romes, nje perandori qe shtrihej qe nga Gjiri i Biskajes ne Indus, kufijte e Kines dhe Deti Aral deri ne brigjet e Nilit. Emri i Profetit, si lajmetar i Zotit, se bashku me emrin e Zotit (Allah) therritej pese here ne dite neper mijera minaret e shperndara neper gjithe Afriken Veriore, Europen Jug-Perendimore dhe Azine Qendrore dhe Perendimore.

 

Burimi i materialeve mbi perhapjen e Islamit ne Afriken Veriore.

Dijetaret qe duan te shkruajne rreth Afrikes, jugut te Saharase, do te kene te bejne me dy lloj materialesh, te brendshme dhe te jashtme. Burimet e jashtme me te besueshme jane Islamike dhe jane marre nga disa regjistrime europiane, ne me te shumten e rasteve ne gjuhen arabe. Gjeografet dhe historianet muslimane na sigurojne me regjistrime te shkelqyera. Ibn Batutah do te kujtohet gjithmone si dijetari i pare musliman i cili udhetoi neper pyllin e dendur te Afrikes. Europianet e quajten pyllin “varri i njeriut te bardhe” deri ne shek. 19. Gjeografet e hershem, si per shembull Al-Hauarizmi, kane treguar emra te ndryshem te territoreve Afrikane. Dijetari i famshem musliman, Ibn Haukal, ne librin e tij me titull “Surat al-Ardh” ka diskutuar menyren e jeteses se njerezve te zinj. Material tjeter rreth Afrikes Veriore sigurohet nga Al-Bakri i cili ka shkruar ne vitin 1067 dhe me vone Ibn Halduni. Fjalori gjeografik i perpiluar nga Abul Fida dhe Jakut ndermjet viteve 1212-1229 e.r. japin nje material te perkryer rreth kultures gjeografike te Afrikes Veriore. Ibn Fadlallah al-Umaris Masalik al-Abusar fi Mamalik al-Amsar i cili ka shkruar ne vitet 1342-1349 e.r., na jep nje material te sakte rreth kultures gjeografike te Malit. Ai bazohet ne kete material nga njerez qe kane jetuar vete ne Mali.

Kur Universiteti i Xhamise Sankore ne Timbuktu u be nje vend i famshem i diturise ne Afriken Veriore, terhoqi nje numer te madh dijetaresh te cilet erdhen dhe jetuan ne lagjet perkrah xhamise. Disa vepra te asaj kohe kane mbijetuar deri ne ditet tona, disa te tjera kane humbur. Dijetari i famshem musliman nga Afrika, Mahmud al-Kati, filloi te shkruaje kryevepren e tij, Kitab al-Fatash ne vitin 1519 dhe vdiq perpara se sa ta perfundonte ate. Djali i tij, Ibn al Muhtar, e perfundoi vepren e te atit rreth vitit 1565. Kjo veper n’a siguron materiale te pasura rreth dinastise Askija te Perandorise muslimane te Songait ne Afriken Veriore. Nje tjeter veper e famshme qe ka per autor nje dijetar afrikan eshte “Tarik al-Sudan” nga Abd al-Rahman al-Sa’di i cili e perfundoi kete veper ne vitin 1665. /Alcislam

nga Prof. A.Rahman I.Doi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit